Kengetari Arkimed Lushaj i njohur me emrin Stresi eshte denuar me 20 muaj burg e 400 mije lek gjobe per gjobevenie ndaj regjisorit Leonard Bombaj.

Ngjarja ka ndodhur ne korrik te vitit 2010 kur Stresi me kater bashkepunetore, mes tyre edhe e mitura A. Xhaxhaj e cila ishte strumbullari i historise, i kerkonin leke Bombajt ne shkembim te heshtjes. Kjo pasi e mitura, pasi u perjashtua nga nje qender artistike qe drejtohet prej regjisorit te njohur, i kishte rrefyer miqve te saj se Bombaj e kishte perdhunuar. Stresi me miqte e tij nisen presionet dhe shantazhet duke i kerkuar 20 mije euro qe te mos behej publik skandali i tij me vajzen. Madje e kishin kercenuar me jete Bombajn i cili beri kallezim ne polici. Njekohesisht edhe e mitura e denoncoi ate per perdhunim.

Pas shqyrtimit te ceshtjes, Gjykata e Krimeve te Renda njohu fajtor Stresin dhe e denoi me 20 muaj burg e 400 mije lek gjobe. Edhe bashkepunetore te tij u denuan me burg, ndersa e mitura Xhaxhaj edhe pse u denua me 8 muaj burg dhe 400 mije leke gjobe, gjykata vendosi per te, 18 muaj prove, duke mos e lene ne burg si e mitur.

Categories:

Leave a Reply