GJIROKASTER- Një nënë me djalin e saj adoleshent janë ndaluar sot në Kakavijë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjet iu gjet plot 24.5 kg marijuanë. 


Policia e Gjirokastrës bëri të ditur se automjeti tip ‘Mitsubishi’ me targa BOK, prodhim i vitit 1996 drejtohej nga shtetasja Ermira Beqiraj që udhëtonte së bashku me djalin e saj 16-vjecar drejt Greqisë. Pas kontrollit të ushtruar në atumjte u zbulua se në brendësi të 4 dyerve të makinës ndodheshin 173 pako me marijuanë. 

Policia kufitare e Kakavijës sekuestroi sasinë e lëndës narkotike ndërsa ndaloi drejtuesen dhe djalin e saj. 

Nga hetimet paraprake mësohet se Ermira Beqiraj e ka blerë drogën në Shqipërinë e Mesme. Ajo bashkëjeton me një shtetas grek në Volos të Greqisë. 

Categories:

Leave a Reply