
Këngëtarja dhe vajza e famshme e “reality-show” nuk kanë një marrëdhënie të mirë të përbashkët dhe siç raportoi revista amerikane “TMZ”, ato e shmangin njëra-tjetrën dhe pothuajse nuk flasin fare as kur ndeshen midis tyre.
Së fundmi, në një festival që po zhvillohet në FiIadelfia, Beyonce i bëri një shmangie publike Kim, duke sjellë raportin midis tyre në qendër të vëmendjes.
Një burim i afërt me këngëtaren, deklaroi për “New York Daily News”: “Kim dhe Beyonce nuk kanë pothuajse asnjë marrëdhënie midis tyre. Në koncert u ulën në pjesë të ndryshme të skenës dhe Beyonce nuk e mësoi prezencën e saj deri në fund të shfaqjes”
Categories: