Reperi Xhej-Z dhe bashkëshortja e tij Bjonse, janë shprehur të pakënaqur me komentet e Kim Kardashian, që ka e fundit ka bërë për këngëtaren me origjinë shqiptare, Rita Ora. Bjondja 21 vjeçare, është pjesë e shtëpisë diskografike të Xhej-Z, Rok Nation dhe mendohet se është në lidhje dashurie me vëllnë e vogël të familjes Kim Kardashian, Rob. Arsye e pakënaqësise së çiftit të këngëtarëve Xhej-Z dhe Bjonse është një “status” në Twitter i Kim, e cila shkraunte se vëllai i saj ka nevojë për një vajzë të mirë në jetën e tij, shkruan “The Sun”. Një burim i afërt me këngëtaret, i ka thënë kësaj gazete se Beyonce dhe reperi JayZ, nuk janë aspak të kënaqur me këtë reagim të Kim.

Categories:

Leave a Reply