Life Style-Gjykata e Parisit ka dënuar një të përditshme franceze me 2.000 euro gjobë pasi ka publikuar, fotografinë me rroba banjoje të zonjës së parë të Francës, Valerie Trierweiler.

Për gjyqtarin, bashkëshortja e presidentit Fransua Hollande, e cila kërkoi për këtë publikim dëmshpërblim prej 30.000 euro nuk mund të injoronte, faktin e shfaqjes në publik me bikini, ndërsa po pushonte në plazhin e rezidencës zyrtare me kreun e shtetit francez.Fotografia e realizuar gjatë muajit gusht, ku bashkëshortja dhe presidenti Fransua Hollande, shfaqen në det me rroba plazhi, hapi mjaft polemika në Francë.Ndonëse zonja e Parë që vjen nga fusha e medias, u përpoq të bllokonte publikimin e këtyre fotografive intime, nuk ia ka dalë mbanë dhe imazhi përfundoi në shumë të përjavshme franceze, e më pas u përhap në mbarë botën.Sipas disa kryeredaktorëve të revistave që botuan foton, kompleksi i zonjës së parë lidhet me linjat jo të përkryera trupore të saj dhe ky fakt e ka irritur pa masë atë.

Categories:

Leave a Reply