Pas largimit te Ledri Vules nga labeli "BabaStars", konfirmohet edhe nje largim tjeter.

Menaxheri i ketij grupi, Drin Zatriqi ka zyrtarizuar doreheqjen nga posti i tij menaxherial.
"Fansa, prej dates 17 Gusht 2012, me vetedeshire, ne koordinim te plote me te gjithe anetaret e BABASTARS, pa asnje lloj mosmarreveshje, kam vendosur qe poziten e menaxherit t'ia le dikujt tjeter, per shkak te shume obligimeve dhe prioriteteve personale te mia dhe angazhimit tim ne pune te re", thuhet ne njoftimin e publikuar ne faqet zyrtare te BabaStars, ne rrjetet sociale Facebook e Twitter.


Zatriqi ka shtuar se ai "ka qene, eshte dhe do te mbetet BabaStars", duke konfirmuar se as ne te ardhmen nuk do te mungoje perkrahja dhe kontributi i tij per kete label.
Tutje, behet e ditur se "grupi per momentin eshte me mire se kurre, pasi kane ardhur kuadro te reja dhe eshte duke u punuar me te madhe dhe se grupi eshte veç ne zgjerim e siper".


Ne baze te ketij njoftimi, fansat shume shpejt do te degjojne hite te reja nga BabaStars qe jane gati dhe videoklipe qe jane ne pergaditje e siper.
“BabaStars” vleresohet si nje nga grupet me te njohur shqiptar, qe veçanerisht koheve te fundit ka shtuar numrin e anetareve. Ky grup u krijua nga ish-anetaret e grupit “Baba Records” dhe ishte Getoar Selimi ai i cili solli idene per bashkim.


Pas perçarjes se grupit “Babarecords”, qe perbehej nga Tingulli 3’nt, Skillz, Kaos, Don Pizhi, Singullar, Viagra, Dj Blunt, Real 1 e Dj Flow, Getoar Selimi se bashku me bashkethemeluesin tjeter te grupit “Tingulli 3’nt”, Agon Sylejmani (Big Xik), ne vitin 2010 vendosen qe te themelojne nje grup te ri, qe e quajten Baba Stars.
Perveç kengetareve nga Kosova qe iu bashkuan, grupi kete vit u zgjerua edhe me disa kengetare nga Shqiperia.

Categories:

Leave a Reply