Në banesën e fundit është përcjellë ditën e sotme trupi pa jetë i 18-vjeçares Ajshe Vata. Koka e saj nuk është gjendur ende, por as autori i këtij krimi të tmerrshëm.
Policia ka marrë në pyetje rreth 40 vetë por ende nuk ka dalë tek një konkluzion për të dyshuarin kryesor.
Në pyetje është marrë edhe një i ri 18-vjeçar nga Durrësi, i cili mendohet të ketë qenë i dashuri i saj.
Pistat kryesore ku po kryhen hetimet lidhen me vrasje pasionante që mund ta ketë kryer babai i fëmijës, ose me ndonjë konflikt të mundshëm në familje. Gjithsesi, nuk përjashtohet asnjë pistë tjetër.
Lajmi i mëparshëm
Mister vazhdon të mbetet ngjarja makabre që ndodhi ditën e djeshme në rrethin e Durrësit, ku u gjet e vrarë 18-vjeçarja Ajshe Vata me kokë të prerë.
Policia ka filluar hetimet, por gjatë 24 orëve nuk është bërë me dije ndonjë e re konkrete se ku mund të ndodhet koka e viktimës, apo cili është autori i krimit.
Si rezultat i ekspertizës mjekoligjore, bëhet me dije se e ndjera Ajshe Vata ishte shtatzënë në muajin e tretë.
Pista kryesore ku po kryhen hetimet, është vrasje për pasion, por nuk përjashtohet as mundësia e krimit brenda familjes.
Ajsha 18-vjeçare përgatitej për të vazhduar studimet e larta në Fakultetin e Infermierisë. Ëndrrat e saj u prenë në mes natën e së enjtes, ku ajo u masakrua dhe u braktis në mes të fushës, pa kokë…
Policia ka shoqëruar në komisariat 40 persona, ndërsa pret të marrë në duar tabulatet telefonike, të cilat do të zbardhin telefonatat e fundit të saj.

Categories:

Leave a Reply