Kush mund ta besonte se do të rridhnin ngjarjet kështu në qytetin e Pogradecit! Një shtetas 47-vjeçar vendosi të vetëflijohet duke u djegur, kur u njoftua se pushohet nga puna.
Ngjarja e dhimbshme ndodhi drekën e sotme para bashkisë së qytetit. 
Sipas bluve të Pogradecit, 47-vjeçari Gëzim Hamiti punonte në ndërmarrjen e pastrimit, por ai u lajmërua se është pushuar nga puna.
Tashmë ai ndodhet në spital dhe mësohet se si pasojë e plagëve të marra, është në rrezik për jetën.

Categories:

Leave a Reply