Një tjetër vajzë shqiptare është duke korrur sukses në kinematografinë botërore. Ajo është simpatikja Antoinette Nikprelaj, e cila po luan përkrah emrave të famshëm hollivudian. Shqiptarja 24 vjeçare me një pamje engjëllore është pranuar që në audicionin e parë të aktrojë në disa pjesë të filmit ‘’Pirates of the Caribbean’’. Por, gjatë kohëve të fundit Nikprelaj është kërkuar si imazh nga shumë kompani të ndryshme. Tashmë, ajo i është bashkangjitur Masiela Lushës, Eliza Dushkut, Enver Gjokës, James Belushi e shumë shqiptarë të tjerë në atë çka ne preferojmë ta quajmë “Hollivudi i vogël shqiptar”
Antoinette Nikprelaj (Kalaj)
Emri shkurt: Neta
Ditëlindja: 20 shtator 1986
Mosha: 24 vjeç
Shenja horoskopit:Virgjëresha
Sytë: Të kaftë
Flokët:Të kaftë
Format: 86/61/86
Gjatësia: 170cm
Pesha: 53kg
Besimi fetar: katolike
Sporti preferuar: Volejboll, basketboll, noti, patinazhi
Instrumentet që luan: Piano, Klarinet
Gjuhët: Anglisht, shqip






Categories:

Leave a Reply