Aktori turk Kenan Izmirzaloglu hedh poshte lajmin se eshte gay dhe thote se eshte nje mashkull i vertete. Kenan Izmirzaloglu për herë të parë ka aktruar në serialin ‘’Zemrat e çmendura’’, duke luajtur rolin e Miroglu. Një karakter i cili shumë shpejt u bë fenomen. Këto ditë jeta e Kenanit është vënë përsëri në shënjestër pas 7 viteve. Kenan përflitet për shumë gjëra, ndërsa përgënjeshtron fjalët që fliten për të që nga viti 2005, që ai është në lidhje me aktorin dhe regjisorin Ugur Yücel. Emri më popullor i viteve të fundit në telenovela flet për gazetën “Hurriyet.”

Çfarë është një protagonist sipas teje?

Gjithmonë e them, protagonisti është një lokomotivë. Nëse lokomotiva është e fuqishme, atëherë treni tërheq mirë. Por kjo nuk ndodh kudo, në qoftë se nuk ka binarë. Njeriu gjithmonë ka historitë e veta dhe pa marrë parasysh se sa e fuqishme mund të jetë lokomotiva.

Çfarë mund të thoni për ata të cilët pretendonin se ju jeni homoseksual?

Gossip është një gjë shumë e keqe. Këto shkrime gjithmonë kanë qenë tendencioze, por në qoftë se ju shikoni dikë me hormone mashkulli apo dikë që ka fëmijë dhe ka krijuar familje, si mund të thoni se është homoseksual? Atëherë, i bie që unë të mos shoqërohem asnjëherë me meshkuj…!
Ugur Yücel është martuar në Hollandë, por nuk jeton atje (aktori për të cilin e akuzojnë se ka pasur një lidhje)…
Kjo histori është një gjë e shëmtuar, të cilën mediat e kanë keqpërdorur. Ai ka një djalë 19 vjeç dhe është një miku im shumë i mirë.

Po pse nuk keni bërë një reagim akoma më të fortë me atë që është thënë për ju?

Çfarë mund të them dhe mund të bëj, të xhirohem nga beli e poshtë e keni fjalën? Kush më njeh e di si jam, të tjerët turp të kenë. Jam një mashkull me një shëndet të plotë dhe normal.
 
Po pse kjo shpifje është hedhur pikërisht për ju?

Nuk mund të shmangen sytë nga unë, është e vërtetë. U dukem si një playboy që në shfaqjen e parë duke tërhequr vëmendjen e femrave. Privatësia është një gjë shumë e rëndësishme, pasi bëhet fjalë për mua. E unë, një djalë nga fshati si të gjithë njerëzit, më kanë përdorur për të përhapur gjithmonë thashetheme të këqija. Edhe po të mundohem nuk mund të dënoj askënd, jam i frikësuar nga e drejta e cila mund të përdoret. Rastësisht mund të ndodhë që një ditë atyre që shkruajnë këto gjëra, t’u lindë ndonjë djalë homoseksual. Kjo punë është vetëm një kromozom. Kjo është një fuqi e Perëndisë. Jemi në Turqi, nuk jemi në Iran ku gjërat merren shumë serioze.

Kjo gjë ka prekur nderin tuaj?

Ju e dini, unë jam aq i mërzitur dhe çdo mbrëmje lexoj Kur’anin e shenjtë. Kur e lexova librin e shenjtë, fillova të qetësohem.

Po familja juaj çfarë bëri?

Çfarë mund të bënin, asgjë! Por një herë tjetër në media pashë një foto e cila më lëndoi shumë. Këto që shkruhen bëhen për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve dhe të lëndojnë të afërmit tanë.

Ndërkohë ju jeni në një lidhje dashurie?

Jo, jam duke kaluar në fazën e njohjes, s’mund të them lidhje.

A është e pamundur që një mashkull të qëndrojë besnik ndaj një gruaje?

Janë gjëra që të tundojnë, nuk është asgjë e keqe te meshkujt. Por mbajeni mend se gjithmonë faji qëndron te gruaja.

Kur do të ndalni së dashuruari shumë femra në të njëjtën kohë?

Kur të vë një unazë në gishtin tim, pra kur të martohem.
 
Jeni puthur vërtet gjatë xhirimeve me aktoret?

Unë do të doja të puth Nickol Kidman, Sharon Stone, por e kam të pamundur, natyrisht që nuk jam puthur me asnjërën (qesh).
Sharon Stone ka një bukuri të hatashme, le të themi.

Puthje në skenë me Sharon Stone për 500 mijë dollarë, çfarë mendoni për këtë?

Oh, një shfaqje e bukur! E pikturuar në grup. Do të ishte fantastike, pasi për më tepër të hapen dyert drejt Hollywood-it.

E pra, ëndrra juaj është mbi Hollywood-in?

Jo, unë isha për dy muaj në Shtetet e Bashkuara, atje kam marrë mësime aktrimi. Tani ekziston një projekt i ri, një prodhim i një kompanie amerikane për të risjellë në një serial Perandorinë Osmane. Është thjesht një aventurë e paparë. Do të përfshihen këtu edhe kohëra të reja, luftërat në Afganistan, Al Kaeda, ShBA etj. Unë do të aktroj një ushtar amerikan në pension e më pas për të ilustruar një agjent turk të intelegjencës.

Prindërit tuaj jetojnë akoma në fshat?

Sigurisht. Babai im është bujk, i ka shumë qejf tokat. Në një fermë me dele, pula, kafshë të ndryshme ku kalova fëmijërinë time…

Categories:

Leave a Reply