Pas suksesi që pati në vitin 2008 filmi “Taken” me personazhe shqiptarë në të, që prej ditës së sotme fillon të shfaqet në kinematë shqiptare pjesa e dytë e tij me protagonist aktorin Liam Neeson. 

Skenari i filmit i cili përsëri ka përfshirë në personazhet e historisë së tij edhe shqiptarë, është francezi Luc Besson njëherësh edhe producent i këtij filmi që nga seria e parë. Filmi ka marrë kritika të përziera ndërsa në fundjavën e tij të parë në kinematë amerikane është pozicionuar në krye të arkëtimeve me 50 milionë dollarë të ardhura nga shitjet e biletave. 

Në “Taken 2” interpretojnë ndër të tjera edhe aktorët, Maggie Grace, Famke Janssen dhe Rade Serbedzija. Ndërsa gjendet në Stamboll, ish agjenti i CIA-s, Bryan Mills ndiqet papritur nga ish e shoqja Lenore dhe vajza e tij, Kim. 

Por qetësia e asaj që konsiderohet si një pushim i bukur familjar tronditet menjëherë: babai i një prej kriminelëve shqiptarë të vrarë katër vite më parë nga Mills, gjatë aksionit që ai realizoi për lirimin e vajzës së tij të marrë peng, kërkon shpagim. Këtë herë është radha e Lenore që të bjerë në duart e rrëmbyesve dhe më pas edhe radha e agjentit Mills. 

Categories:

Leave a Reply