Cameron Diaz është njëra nga të pakëtat aktore të Hollywoodit me ide të qarta mbi martesën, familjen, fëmijët etj. Ajo është shfaqur rrezëllitëse në kopertinën e "Esquire", e fotografuar nga Terry Richardson. 

Përveç pamjes me të cilën di të befasojë gjithnjë, Diaz rrëfen se tashmë do të bëhet nënë, por kjo nuk ka lidhje me martesën sic thotë ajo.

Ka pak kohë që ka mbushur 40 vjet dhe vazhdon të mbetet skeptike e martesës. Ndërsa kur bëhet fjalë për një fëmijë ajo thotë se do ta donte.

“Martesa nuk është në planet e mia, nuk e doja kur isha 20 vjec, as kur isha 30. Tani ndjehem në gjendje të përballoj një shtatëzani. Për herë të parë në jetën time ndjehem e gëzuar që po plakem. Mendoj që jam në periudhën më të mirë të jetës sime, dhe mund të jap maksimumin e energjive të mia. Fizikisht ndjehem më e fortë tani që jam 40 vjeç se sa kur isha 25”, shtoi ajo.

Categories:

Leave a Reply