Adoleshenti, i cili duket se ishte nën efektin e drogave, e ka sulmuar me forcë, duke e detyruar t’i nënshtrohej një raporti seksual. Ka rënë në pranga një 15-vjeçar shqiptar, i akuzuar se ka përdhunuar edukatoren e një komuniteti për minoren në Penne, si dhe i ka bërë rezistencë karabinierëve. Sipas të dhënave të përcjella nga autoritetet, djali i kishte kërkuar edukatores të bënin një shëtitje në oazin natyralist të “Cascatelles”, për të marrë veten nga një gjendje jo e mirë. Pasi mbërritën në vend me një furgon të komunitetit, djali shfaqi synimet e tij për të pasur me gruan një raport seksual, por ajo refuzoi dhe tentoi ta kthente në komunitet. Adoleshenti, i cili duket se ishte nën efektin e drogave, e ka sulmuar me forcë, duke e detyruar t’i nënshtrohej një raporti seksual në furgon. Edukatorja, e kërcënuar për vdekje nëse do të kishte treguar se çfarë kishte ndodhur, u detyrua të bëjë kthimin "e heshtur" në komunitet.
Por ndërkohë karabinierët kishin ardhur aty, të lajmëruar nga një koleg i gruas, pasi ishte alarmuar për vonesën. Djaloshi tentoi të shmanget, moment ku u ndez një fërkim me karabinierët, teksa 15-vjeçari, nxorri edhe një thikë, por u bllokua. Kurse mjeti, ku u dalluan gjurmë të dukshme të asaj që kishte ndodhur, u sekuestruan bashkë me veshjet si të djalit, ashtu edhe të edukatores. Veç asaj, ndihmën e shpejtë në spital u desh ta merrnin edhe dy karabinierë, të cilët pësuan plagosje gjatë fërkimit me 15-vjeçarin e armatosur.
Categories: