Aishe Vata, 18-vjeçarja e gjetur e masakruar dhe pa kokë, pak metra larg shtëpisë së saj, në zonën e Xhafzotajt të Durrësit, është marrë zvarrë për flokësh, është vënë me fytyrë përdhe dhe i është prerë koka.
Grupi hetimor nga krimet e rënda ka rindërtuar ngjarjen e rëndë, por pa mundur të sjellë identifikimin e krimit makabër,
Ndërsa babai i viktimësMuhamet Vata u përpoq sa mundi të shmangë përballjen me median, por në daljen e parë që pati nga shtëpia për të varrosur të bijën, u përplas direkt me pyetjen: “A e vratë ju vajzën tuaj?”. “Nuk e vrava unë time bijë”, u përgjigj fort ashpër Muhamet Vata, por toni i zërit të tij nuk ishte asgjë në krahasim me shikimin tërbues për guximin e ndërhyrjes.
Duke bërë me dorë që të largoheshim, burri rreth të 60-tave u nxi edhe më shumë në fytyrë; sa nga momentet e nxjerrjes së arkivolit nga shtëpia, por më shumë nga pyetja jonë e dytë: “A ishit në dijeni se Ajshja kishte lidhje me ndonjë djalë?”. “Nuk kam ditur asgjë, as nuk di asgjë. Më lini të qetë të varros vajzën. Më lini rehat ta takoj për herë të fundit dhe t’i bëj nderimet për atë dynja”, thotë Muhamet Vata, duke e ngritur zërin gjithnjë e më shumë.
Sipas gazetës Panorama, ai dhe të tjerët rreth tij kërkojnë që të largohe nga shtëpia dhe bën të hyjë sërish brenda, edhe pse njerëzit po dilnin jashtë për t’iu bashkuar kortezhit mortor. Për një çast, ai ndalon dhe kthen kokën mbrapsht. Vjen me hapa të ngadaltë, duke tundur kokën: “A e kuptoni se po më dhunoni mortin? Shkoni në polici, e pyesni. Këtu ka mort dhe jo hetime. Nuk kam asgjë për të deklaruar, po merret policia me këtë çështje dhe policia duhet ta gjejë autorin. Mos e kërkoni më kot këtu”, shprehet Muhamet Vata, teksa një burrë e shkund për xhakete se duhet të nxitojnë për të nxjerrë arkivolin.
“Po varros vajzën pa pasur kokën, e kuptoni dot këtë dhimbje? Apo nuk ekuptoni? Apo nuk doni ta kuptoni? Se po ta kishit kuptuar, as që do të kishit ardhur këtu. Nuk po ju pengoj në punën tuaj, shkoni merrni informacionet në polici, por as ju mos më pengoni në hallin tim, në dhimbjen time, në mortin e shtëpisë sime”, thotë teksa largohet i ati i viktimës.
Dyshimet e policisë janë bërë edhe më të mjegullta kur ekspertiza ka provuar se viktima ishte 11-javëshe shtatzënë. Kjo ka bërë që ekspertët të mbajnë edhe një kampion ADN-je për embrionin, me qëllim që nëse ky krim zbulohet të bëhet krahasimi i saj. Mjekësia Ligjore ka konstatuar se akti kriminal i prerjes së kokës së 18-vjeçares Aishe Vata është realizuar nga persona profesionistë, të njëjtë me aftësinë e një kasapi. Ajo që ka befasuar mjekët ligjore ka të bëjë me faktin se viktima nuk është dëmtuar në asnjë pjesë të trupit të saj, por thjesht është marrë prej flokësh dhe i është hequr koka me thikë. Pritet që së shpejti të bëhet edhe profili psikologjik i autorit të këtij krimi makabër.

Categories: