Ajo këto ditë ka qenë në Tiranë dhe nuk e ka fshehur aspak emocionin për pritjen e ngrohtë që i është bërë në vendin e saj. Angela ditën e djeshme prezantoi për herë të parë për publikun shqiptar linjën e saj të rrobave të banjës “Martini Bikini”, e cila u prit mjaft mirë nga të pranishmit.
Angela, si jeni ndjerë gjithë këto ditë në Shqipëri dhe tek sfilata që po zhvilloni?
Të them të vërtetën jam dashuruar me Shqipërinë, këtë herë edhe më shumë. Kam menduar me vete “unë dua të kem shtëpi këtu. Dua të rri edhe më shumë këtu”.
Po mendon të kesh një shtëpi në Tiranë?
Po ta kem, pse jo?! Është vendi im dhe njerëzit janë kaq të dashur, kaq inteligjentë. Në gjithë botën kam shkuar dhe kam kërkuar suksesin, por gjëja që mua më gëzon është mënyra sesi më trajton mua vendi im. Madje i thashë Fadilit se sot vendi im më ka dhënë më shumë forcë. Kur shkoj jashtë shtetit dhe kam momente të vështira, apo kur them “këtë nuk mundem ta arrij”, unë do luftoj edhe më shumë sepse shqiptarët besojnë tek unë.
Jeni shumë e komentuar në Shqipëri por edhe jashtë saj. Ju bezdisin thashethemet?
Jo më. Nuk kanë më fare efekt tek unë. Tani nuk reagoj më, s’më infekton asgjë.
Më parë ke thënë që nuk do pozoje kurrë nudo, por duket se Fadili ta mbushi mendjen…
Është ndryshe, sepse ka nudo klasike dhe nudo art. Nuk është ekspozim nudo për të shitur një revistë, po edhe për këtë rast do të bëja nudo vetëm me Fadil Berishën.
Duket se jeni një skuadër për promovimin e vlerave shqiptare në botë, Fadili, Blerimi, ju, dhe më tej Eliza Dushku…
Ne mundohemi të prezantojmë Shqipërinë me mënyrat tona. Ne e ndihmojmë njëri-tjetrin. Nuk jemi konkurrues. Jemi si një familje e madhe. Tani që jam në vendin tim më duket një familje edhe më e madhe, ndaj thashë që sot kam marrë më shumë forcë. Kur të vijnë momentet e vështira, unë nuk do të ndalem.
Angela, jeni përfolur për shumë histori dashurie. A keni dikë në krah?
Jo, jam vetëm.
Do ta zgjidhje partnerin tënd shqiptar, nga Tirana?
Edhe mund ta zgjedh. Ndoshta del ndonjë që më pëlqen (qesh).
Categories: