Nuk i vjen mirë të përflitet nga publiku për diçka tjetër që nuk ka lidhje me muzikën, pasi siç thotë dhe vetë ajo, publiku e njeh për atë që është, - një këngëtare e zonja, dhe jo në formë tjetër. Dhe për të shuar gjithë fjalët dhe emrin e përbaltur sipas saj kohët e fundit në media, ajo shprehet: “Kam frikën që në kohën e fundit mediat po e keqpërdorin autoritetin dhe mundësitë e veta, duke ofenduar njerëz me aftësi të kufizuara apo me t’meta mentale. 

Shpesh e kam vërejt sheshit që disa individë bëjnë shaka me njerëz mentalisht të sëmurë apo ndonjëherë edhe tu i ngacmu fizikisht vetëm për me tregu “NAMIN” pranë të tjerëve, e edhe më keq është kur të tjerët “kënaqen së qeshuri” me këto sjellje… Këto sjellje tani janë pasqyruar fatkeqësisht edhe në media, dhe shfrytëzojnë njerëzit mentalisht të sëmurë për me argëtu publikun. Kjo tregon nivelin intelektual që ne e kemi, e më së keqi tregon nivelin human që ne e kemi!”. 

Tuna vijon me indinjatën duke thënë se: “JU KENI AQ SA MERITONI! Ndoshta tani është momenti me pa se në çfarë shkalle kemi rënë, e me punu n’at drejtim për me dal nga kjo krizë e përgjithshme që na ka kaplu n’përgjithsi. Unë thellë besoj që shumica nuk i përkasim këtij rangu (me ba shaka me njerëz të sëmurë) dhe kemi me reagu në ndonjë mënyrë për me i ndalu këto gjeste jo humane”. Kjo deklaratë e Tunës, vjen fill pas deklaratave publike që Vali Corleone ka bërë në emisionin e Arian Çanit, e më tej në Facebook-un e tij privat, deklarata këto që janë shpërndarë në të gjitha mediat. Në to, Vali shprehej se Tuna vdes të kryejë marrëdhënie me të dhe se kur të dojë ai, mund ta ketë këngëtaren në krevat.

Categories:

Leave a Reply