Një turk, që jetonte në Londër, dërgoi me postë një bombë false në ditën e martesës së motrës së tij.
Hasan Aydemir, 28 vjeç, nuk ishte i gëzuar që motra e tij më e vogël, Hatixhe, po lidhte kurorë me Menderes Atici, pa marrë bekimin e familjes.
Kur u bë e qartë se bomba nuk ishte e rrezikshme, dasma vazhdoi dhe çifti u martua.
Ai tani ka dalë përpara gjykatës në Angli.
Në emër të tij, kunati Secki Kocack ka lexuar një deklaratë ku thuhet: “Familja e gruas sime ishte shumë e pakënaqur me faktin se vajza po martohej pa konfirmimin e familjes. Ajo ka sjellë turp në familjen tonë. Burri me të cilin do martohej nuk kishte punë dhe familja nuk e njihte atë”, njofton tema.
Gjyqi po vazhdon. Aydemir ka hedhur poshtë akuzat.
Categories: