Shikoni pamjet e kësaj video e cila bëri xhiron e botës!
Policët tërheqin zvarrë një djalë 10-vjeçar!
Një djalë i mitur, 10-vjeç, tërhiqet zvarrë tërësisht nga policia, e cila përdori dhe dhunë ndaj tij. Në pamjet filmike, citon alb-observer.com, duket qartë shoqërimin i dhunshëm për në policie edhe pse ai refuzonte. Ky “sjellje” e policëve ka shkathur reagime shumë të forta në Itali.
Policët nga ana e tyre pretendojnë se zbatuan vendimin e gjykatës, sipas të cilit, djali duhej kthyer në shtëpinë e të atit të tij. Por, vendosmëria dhe ekspozimi i fuqisë nga ana e efektivëve të policisë, shokojnë!
Incidenti u shënua në Cittadella.
Policët “arrestuan” djaloshin 10-vjeçar, me emrin Leonardo, jashtë shkollës së tij. Prindërit e tij janë ndarë, kështu kujdestaria e fëmijës ndodhet në epiqendër të konfliktit familjar.
Djali, deri më sot jetonte me të ëmën, gjë kjo që kishte shkaktuar reagimin e të atit të tij, i cili dedikon kujdestarin e tij nëpërmjet ligjit.
Menjëherë pas këtij incidenti, e ëma e 10-vjeçarit sëbashku me prindër të tjerë nga shkolla e Leonardos, organizuan protesta kundër dhunës së policisë dhe pro lirimit të djalit.
Ndërkohë, mësohet se mediat Italiane, u urdhëruan nga qeveria Monti të mos e publikojë këtë video, për arsye “etike” dhe për të mbrojtur të miturin./alb-observer.com/

Për më tepër shikoni pamjet shokuese të zvarritjes së 10-vjeçarit: http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=RqvHQipLgwU

Categories:

Leave a Reply