Te sillni nje vendim eshte lehte, sidomos nese disa here rresht keni pasur nje lidhje jo te mire me mashkullin qe ju do te deshironit ta kishit. Mirepo, ekzistojne arsye pse ju gjithmone gjendeni ne situata te tilla.
Ju duhet t’i njihni ato arsye dhe t’i zgjidhni ato. Per kete mund t’ju ndihmojne disa nga arsyet e me poshtme.
Ju mendoni se nuk ka meshkuj te mire
Mendoni seriozisht per mendimet tuaja karshi meshkujve, ngaqe pikerisht ju mund te jeni ajo qe gaboni ne disa ceshtje dhe situata. Ndoshta ju po kerkoni te pamunduren? Mos besoni se nuk ekzistojne meshkujt e mire. Ka te tille gjithkund. Edhe ju e meritoni nje te tille per veten tuaj.
Ju nuk e dini se si duhet te jete nje mashkull i mire
Per t’i njohur kriteret e mashkullit tuaj se pari duhet ta njihni veten tuaj. Nese nuk e kuptoni veten tuaj, si do ta dini cfare partneri ju nevojitet. Keshtu jeni ne rrezik te perfundoni me nje mashkulli, i cili kurrsesi t’ju pershtatet juve.
Edhe kur ta kuptoni se jeni me te gabuarin e keni veshtire te ndaheni
Eshte e mundur qe edhe ju te hasni ne nje lidhje te ketille, por nuk e dini se si te hiqni dore nga nje lidhje si kjo. Vendosni rreth asaj se cfare do t’i thoni dhe hiqni dore nga ai.
Nuk deshironi te jini vetem
Eshte mire qe per nje kohe te rrini beqare. Me fjale te tjera, te jeni beqare ju mundeson te jeni me dike qe ju pershtatet, duke zgjedhur kriteret e deshirave dhe nevojave tuaja.
Besoni se mashkullin e gabuar mund ta shnderroni ne ate te duhurin
Edhe pse eshte e mundur qe ta ndryshoni dike, nga qasjet negative ne ato pozitive, nje gje te tille kurre nuk mund ta beni nese ana tjeter nuk eshte e interesuar per nje shnderrim total, ndersa qe mundesite jane fare te pakta per te ndryshuar vetem pse ju thoni apo keni deshire, per me teper ai me vite funksionon si i tille dhe per te eshte krejt e persosur.
Ju i terhiqni meshkujt e tille, sepse te tillet ju terheqin juve
Me shume na pelqejne meshkujt e “keqij”? Eshte e mundur t’ju terheqin meshkujt e tille, per arsye se pa vetedijen tuaj provoni te “permiresoni” lidhjen tuaj paraprake, qe kishte deshtuar.
Categories: