Sharon Stone ka deklaruar se burrat “druhen” të krijojnë lidhje sentimentale me të, për shkak të statusit që ka në industrinë e kinematografisë. Aktorja 54-vjeçare, ka qenë e martuar dy herë dhe divorci i saj i fundit ka qenë në vitin 2004.
“Nuk i duroj dot më tipat e Hollivudit, preferoj burrat e kulturuar, të huajt. Besoj se meshkujt duhet të mësojnë të përballen me egon e tyre. Dua të them: kur nisim të dalim çdo gjë është ok, por më pas suksesi im nis të bëhet problem”, ka thënë aktorja për revistën angleze OK!.
“Do më pëlqente të kisha një lidhje, mendoj se është diçka natyrale. Megjithatë mendoj se kam pasur fat në jetë. Mendoj për tre fëmijët e mi adoptivë, Roan, Laird e Quinn, dhe miqtë e mi, që më bëjnë të lumtur. Kam qenë në gjendje ti shërbejë komunitetit, duke bërë një punë të mirë dhe duke e bërë me zemër … Po, besoj se kam bërë një punë të mirë në jetë”, ka përfunduar diva e Hollivudit.
Categories: