Brittni Nicole Colleps (28), nënë e tre fëmijëve dhe ish – mësimdhënëse në një shkollë të mesme në Teksasin verior, është dënuar me pesë vjet burgim, për shkak se në shtëpinë e saj ka kryer marrëdhënie seksuale me pesë nxënës 18-vjeçar.
Kolegji gjyqësor ka marrë vendim pas një seance prej tri orësh. Brittni Colleps është shpallur fajtore për 16 pika të aktakuzës, për shkak të marrëdhënieve të pashembullta ndemjet mësimdhënëses dhe nxënësve, për të cilën vepër parashihet burgim edhe deri në 20 vjet.
Brittni Colleps, e cila është e martuar, është denoncuar në polici pas publikimit të video incizimit të marrëdhënies së saj seksuale me disa nxënës.
Gjatë vitit 2011 ish mësimdhënësja e gjuhës angleze në shkollën e mesme në Kennedale, është takuar në banesën e saj me disa nxënës 18-vjeçar me të cilët ka kryer marrëdhënie seksuale në një periudhë kohore prej dy muajsh.
Tre ish-nxënës të saj, të cilët luajnë futboll dhe merren me atletikë, kanë deklaruar se veten nuk e konsiderojnë viktima dhe nuk dëshirojnë që ish-mësimdhënësja e tyre të dënohet.
Ata kanë shpjeguar se gjithçka ka filluar me shkëmbimin SMS porosive. Në kohën në mes takimeve seksuale, ata janë marrë vesh se si ta fshehin tërë këtë në mënyrë që mësimdhënësja e tyre të mos ketë telashe.

Categories: