Ekskluzive nga Washington Associated Press

Ne veri te Bukureshtit, ne nje lagje rezidenciale e cila ndodhet vetem disa minuta larg qendres se qytetit, ndodhet nje burg sekret te cilin qeveria rumune eshte perpjekur qe t’a mbroje per nje kohe te gjate.

Per vite me radhe, CIA ka perdorur nje ndertese qeveritare e quajtur “Bright Light” , si nje burg te improvizuar per te burgosurit e saj me te rendeshishem. Atje eshte mbajtur anetari i Al- Kaedas: Khalid Sheikh Mohammed, organizatori i sulmeve te 11 shtatorit, si dhe te tjere persona te rrezikshem.

Sipas ish zyrtareve te zbulimit amerikan, te cilet e njihnin zonen dhe punet e brendshme te burgut, keta persona jane mbajtuar ne nje burg ne bodrum perpara se te transferoheshin perfundimisht ne Gjirin e Guantanamos ne Kuba, ne vitin 2006.

Ekzistenca e nje burgu te CIA-s ne Rumani ka qene raportuar edhe me pare, por vendndodhja e tij asnjehere nuk ishte bere publike. Gazeta e madhe informative Associated Press dhe televizioni publik gjerman ARD gjeten vendndodhjen e ish-burgut dhe mesuan detaje mbi objektin ku jane perdorur taktika te ashpra te marrjes ne pyetje.

Burgu rumun ishte pjese e nje rrjeti te quajtur “vendndodhjet e zeza” ku CIA vepronte dhe kontrollonte si e jashtme nga Tajlanda, Lituania dhe Polonia. Te gjitha burgjet u mbyllen ne Maj te vitit 2006 dhe programi i arrestimit dhe marrjes ne pyetje i CIA-s perfundoi ne vitin 2009.
Ndryshje nga vendndodhja e ketyre llojeve te burgjeve ne Lituani (ne fshatra te thella) dhe ne Poloni (ne zona ushtarake), burgu i Rumanise nuk ndodhej ne zona te largeta. Ai ishte fshehur ne nje zone te hapur, vetem disa blloqe larg bulevardit kryesor te Bukureshtit, ne nje rruge te rrethuar nga peme dhe shtepi banimi.

Ndertesa eshte perdorur si Qendra Kombetare e Regjistrimit te Informacione te Klasifikuara, qe njihej si ORNISS. Informacioni i klasifikuar nga NATO dhe nga Bashkimi Europian grumbullohej aty. Ish-zyrtaret e zbulimit pershkruan vendndodhjen e burgut dhe identifikuan fotot e nderteses.
Ne nje interviste per ndertesen ne nentor, shefi i ORNISS Adrian Camarasan tha se bodrumi eshte nje nga dhomat me sekrete ne te gjithe Rumanine por amerikanet asnjehere nuk kane pasur burg ketu.

Futja e te burgosurve ne kete godine pa u vene re ishte relativisht e lehte. Pasi fluturonin me avion per ne Bukuresht, transportoheshin me furgona, kalonin nepermjet nje rrugice dytesore dhe nepermjet nje porte te pasme hynin ne ndertese. Pastaj futeshin ne bodrumin e nderteses ku ishte edhe burgu. Bodrumi perbehej nga gjashte qeliza te parafabrikuara dhe ne secilen prej tyre ishte vendosur nje ore dhe nje shigjete qe tregonte Meken. Qelizat ishin te levizshme ne menyre qe t’i corientonin te burgosurit.

CIA nuk ka pranuar te komentoje per burgun.Gjate nje hetimi te kryer nga Keshili i Evropes, ministri i puneve te jashtme rumun i siguroi hetuesit me nje raport me shkrim se asnje aktivitet i tille nuk eshte kryer ne territorin e Rumanise.

Per oficeret e CIA-s qe kane punuar ne burgun sekret, kjo detyre nuk ishte aspak e mire. Oficeret sherbenin me turne 90 ditore, flinin dhe hanin atje. Ata e kishin te ndaluar te dilnin nga baza pasi prania e tyre neper lagje e rruge te qytetit mund te bente qe te lindnin dyshime. Nje ish-oficer u ankua se CIA e shpenzonte pjesen me te madhe te kohes duke u kujdesur per te burgosurit e sigurise se larte, inteligjenca e te cileve zvogelohej me kalimin e viteve.

Burgjet sekrete te Rumanise dhe te Lituanise u mbyllen gjate gjysmes se pare te vitit 2006. Disa nga te burgosurit u derguan ne Kabul, ku CIA te mund t’i mbante ne menyre ligjore perpara se te dergoheshin ne Guantanamo. Pjesa tjeter u transferua ne vendet e tyre te lindjes.

Categories:

Leave a Reply