Qen te pjekur te sherbyer ne pjatanca. Nje imazh shokues per perendimoret, por qe perfaqeson preferencat e orientaleve. Ne Hanoi, kryeqytetin e Vietnamit, njerezit entuziazmohen kur shohin t’u vijne pjatancat me trup qeni, apo vetem me koken e tij, nga ku shqiten veshet, e vetmja pjese qe hahet.

Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar nje reportazh qe tregon sesi sherbehen qente e skuqur ne nje feste teper popullore te Hanoit, sic eshte Festa e Birres, ku cdo dite vijne te pakten 30 mije vizitues.

Te gjithe entuziaste per te pire dhe per te ngrene ushqimet, mes te cileve nder me te pelqyerit eshte edhe qeni ne hell, sepse eshte i pasur me proteina. Me dhembet ende ne goje dhe kembet te lidhura, ai qe cilesohet si miku me i mire per njeriun, behet kenaqesi per stomakun…e vietnamezeve.
Te pakten kete konfirmojne imazhet e publikuara nga “Bild”. Faktikisht, edhe pse mund te duket e cuditshme per Perendimin, kjo eshte nje tradite e zakonshme ne Azi. Per shembull, ne Kine, vriten cdo vit 20 milione qen, ndersa ne Korene e Jugut, pas polemikave te shumta, eshte anuluar se fundi nje panair per shijimin e mishit te qenit.

Categories:

Leave a Reply