BRUKSEL - Ministrat e jashtem te NATO-s takohen sot me homologet e tyre ruse, ne mes te tensioneve per sistemin e mbrojtjes raketore, qe Aleanca deshiron ta vendose ne Europe.
Sekretari gjeneral i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, duke folur ne Bruksel para takimit te 28 ministrave te jashtem te NATO-s me Sergei Lavrovin, tha se Rusia dhe aleanca ushtarake duhet te angazhohen ne nje dialog per mburojat raketore.
“Nje prej fushave ku nevojitet dialogu eshte ceshtja e mburojave raketore. Sot, rreth 30 shtete vecse e kane, ose po e zhvillojne teknologjine raketore. Disa nga keto raketa mund te arrijne deri ne pjese te territorit te Aleances dhe kjo eshte arsyeja pse NATO ka vendosur te ndertoje sistemin e vet raketor”, ka thene Rasmusen.
NATO thote se mburoja e planifikuar raketore ka per qellim qe t’i shmange sulmet nga vende te tilla si Irani.
Rusia deshiron garanci se mburoja raketore nuk do te perdoret kunder Rusise dhe se ajo gjithashtu do te jete e perfshire ne planifikim.
Categories: