Flori ka akuzuar Adrian Gaxhen per kopjim te kenges "Tallava.” Kenga "Ngjyra e Kuqe" me te cilen Adriani konkurron ne "Kenga Magjike" eshte shnderruar ne nje hit duke thyer rekorde te shikueshmerise dhe degjueshmerise ne Youtube e gjithandej.

Thuhet se Flori i ka derguar nje mesazh Adrianit duke e kritikuar ashper ate se ia ka kopjuar idene e kenges se tij "Tallava" me te cilen ai u paraqit ne "Top Fest".

Nga ana tjeter, Adriani, qe i perket natyres me te qete, nuk e ka bere te ditur permbajtjen e sakte te ketij mesazhi, me gjithe insistimin nga ana e mediave, por megjithate, me nje status ne Facebook, ka falenderuar Florin per mesazhin e "bukur" qe i ka nisur.

Categories:

Leave a Reply