Aktori Tom Hanks i ka befasuar të gjithë që kanë ndjekur një emision të drejtpërdrejtë mëngjesin e të premtes, pasi aksidentalisht ka sharë.


Ylli hollivudian ishte duke u intervistuar nga Elizabeth Vargas në emisionin “Good Morning America” me qëllim të promovimit të filmit të tij të ri, “Cloud Atlas”, ku luan disa role.

Gjatë bisedës, duke u përpjekur që ta imitonte njërin nga karakteret e filmit, ai ka sharë.

Aktori menjëherë e kuptoi gabimin dhe e mbuloi gojën me dorë dhe më pas kërkoi falje.

Categories:

Leave a Reply