Një histori absurde vetëm ta mendosh por për fat të keq është e vërtetë. Një burrë I alkolizuar ka shitur gruan me një cmim prej 6 mijë rupie dicka më pak se 100 euro.
Ngjarja ka ndodhur në Kerala, Indi dhe doli ne dritë sepse djali 18 vjeçar I çiftit ka denoncuar për zhdukjen e nënës. Burri Medula Rajender një punëtor 42 vjeç kishte bërë marrveshje  me një ndërmjetës  që I kishte dhënë çekun e blerjes të gruas Medula Ammayi 36 vjeçe.
Burri e kishte tërhequr gruan me forcë deri në stacionin e autobusave dhe e ka detyruar të qëndrojë atje të mos lëvizë dhe të presë. Gruaja duke menduar që diçka po ndodhte sapo burri I saj ikën, largohet dhe shkon tek disa të afërm. “Kam 20 vjet martuar por nuk e kisha imagjinuar kurrë, as në ëndrrat e mia që do të bënte diçka të tillë”- ka thënë gruaja.

Categories:

Leave a Reply