Ilaçet e këshilluara nga mjekët për të kuruar aneminë ndryshuan tërësisht jetën e një vajze në Kinë. Adoleshentja me emrin Nana tashmë ngjan me një burrë 40-vjeçar, pasi trupi dhe fytyra i janë mbuluar me qime. 

Daily Mail shkruan se vajza vuan nga hirsuitizmi, që i është shkaktuar nga mjekimet për aneminë. Ajo kishte mungesë rruazash të kuqe dhe u shtrua në spital në vitin 2010, ku mjekët i thanë se trajtimi me medikamente ishte i domosdoshëm për t’i shpëtuar jetën. 

Dhe realisht kështu ndodhi. Shëndeti i saj u përmirësua ndjeshëm, por ajo tashmë nuk pranon të dalë nga dhoma, për shkak të ndryshimeve që ka pësuar trupi i saj. Nana tashmë nuk është një vajzë si bashkëmoshataret. Ajo ka mjekër, mustaqe e shumë qime në trup. 

Categories:

Leave a Reply