Kur s’ka këngë e koncerte të reja, këngëtarja Shkëndije Mujaj komunikon vazhdimisht me fansat përmes fotove të nxehta. Asaj i pëlqen të ekspozoj linjat trupore. Ajo është një prej këngëtareve që mban komunikim të rregullt me fansat e vet, por kryesisht duke postuar foto mjaft provokuese në faqet e saj në rrjetet sociale.
Për shkak të pamjes së saj seksi, ajo ka numër të madh të fansave që komentojnë fotot e saj, shpeshherë edhe me “fjalë të pista”. Por te kjo këngëtare nuk ka censurë as për këtë fjalor.Publikimi i shpeshtë i fotove lë përshtypjen se ajo nuk e lëshon nga dora iPhonin e saj.
Duket se këngëtarja me origjinë nga Kosova, por që jeton në Zvicër, poston fotot e saj provokuese për të rinjtë sa herë që mungojnë lajmet për ndonjë këngë të re të saj, videospot ose koncert.Më poshtë mund të gjeni foto tjera të cilat Shkëndije Mujaj i ka postuar gjatë 2-3 ditëve të fundit. Disa nga foto janë bërë në hotelin “Dukagjini” në Pejë, qytetin ku është lindur kjo këngëtare.



Categories:

Leave a Reply