TIRANE - Një histori dashurie u ndërpre nga aksidenti i tmerrshëm në Himarë. Armand Halilaga, i fejuari i Besjana Xhenetit e cila ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën, ka humbur jetën ndërsa shoqëronte të fejuarën për në ekskursionin me klasën. Mësohet se ai bën pjesë në listën e 11 viktimave të para të këtij aksidenti të cilët deri në orën 21.00 të mbrëmjes ndodheshin në spitalin e Himarës për ti përcjellë më pas në morgun e qytetit të Vlorës ku mjekët ligjorë bënë ekspertizat përkatëse.

FQINJET : Të dy të rinjtë janë banorë të qytetit të Kavajës dhe historia e tyre e dashurisë ishte konkluduar në fejesë, edhe pse Armandi e Besjana ishin pak a shumë në të njëjtën moshë, fare të rinj. Edhe shtëpitë e tyre ishin pak blloqe larg njëri-tjetrit. Besjana ishte në vitin e fundit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan dhe jetonte në konviktin e shkollës, ndërsa Armandi punonte në qytetin e tij. Në udhëtimin e tmerrit, që shënoi edhe vdekjen e të riut Armand Halilaga, ai kishte vendosur të shoqëronte të fejuarën e tij e cila ishte me shoqet e grupit, për të kaluar kështu edhe disa ditë së bashku pranë detit të jugut, në qytetin bregdetar të Sarandës. SHTEPIA : në familjen Halilaga, janë të shumtë njerëzit që rrinë pranë familjarëve, të cilët mesa duket e kanë marrë lajmin e kobshëm për humbjen e djalit të tyre, ndërsa familjarë të afërm janë nisur drejt Vlorës për identifikimin e trupit. E ndërkaq familja e vajzës është po aq në ankth për jetën e vajzës së tyre, Besjanës e cila është nën mbikëqyrje mjekësore në spitalin e Qytetit të Vlorës, por edhe për humbjen e dhëndrit të tyre. Lajmin që në autobusin e vajzave ndodhej edhe një djalë tjetër veç shoferit e bëri me dije drejtori i spitalit të Himarës, ku u vendosën 11 viktimat e para të aksidentit mes të cilëve ishte shoferi i autobusit dhe Armandi. Dhimbja ka pushtuar një pjesë të madhe të familjeve shqiptare, ndërsa i ka trishtuar të gjithë, në këtë aksident ku viktimat ishin fare të rinj në moshë.

Categories:

One Response so far.

Leave a Reply