Lupa është nominuar në kategorinë Best Greek Act, në "Awards Music Evrope 2012". Eshtë bërë i njohur në gjithë botën me kompozimet e tij dhe kryesisht me këngën «Μamacita Buena». Bëhet fjalë për të riun shqiptar me emrin e artit Claydee Lupa, (Klajdi Lupa), i cili tani jeton në Spanjë. Claydee Lupa është nominuar në kategorinë Best Greek Act, në "Awards Music Evrope 2012". Me 10 milionë klikime në Youtube, Claydee flet për rrugën e muzikës, ndërsa zbulon edhe vështirësitë e mëdha që ka hasur në jetën e tij. "Unë besoj shumë në fuqinë e mediave sociale, unë nuk do të isha sot këtu po të mos ishin ato në jetën tonë", thotë ai - .Këngën «Mamacita» e nxora nga kompania ime «Down to Earth» dhe po shkon shumë mirë në Spanjë, ndërsa jemi duke e promovuar edhe në SHBA. Ëndrra ime ka qenë që të "shëtisja" botën nëpërmjet muzikës dhe këtë e arrita", tregon kompozitori shqiptar.
Të mërkurën në emisionin "Movies & Stars", në një nga televizionet greke, Claydee foli për jetën e tij. “Prindërit e mi erdhën nga Shqipëria në Greqi, me ëndrrën për një jetë më të mirë. Unë jetova në këtë vend që 4 vjeç, shkova në shkollë dhe familja ime u kujdes, që mua të mos më mungojë asgjë”, tregon Claydee duke pohuar pa asnjë drojë origjinën e tij shqiptare përpara kamerave. Nuk u ndjeva kurrë i huaj, dhe nuk ndjeva racizëm. Shumë njerëz më kanë ndihmuar dhe më kanë pritur mirë. Sa për ata që kanë turp të pranojnë prejardhjen, e di se kompanitë e mëdha zakonisht nuk i lejojnë artistët të flasin për veten e tyre për të thënë çdo gjë që duan”, u shpreh artisti dhe shtoi se "të gjithë duhet të zbulojmë origjinën tonë".

Ja kënga që e bëri të famshëm në të gjithë botën... http://www.youtube.com/watch?v=AbVzvy7h11M&feature=player_embedded

Categories:

Leave a Reply