Rrefimi pikant i nje prej aktoreve me te bukura shqiptare.
“Të bëhem dhe një herë nuse, pa di unë si të nusëroj”. Kështu thotë një nga aktoret më të bukura shqiptare, Monika Lubonja. Dhe pse as me lirinë e të qenit mama single nuk është e ngopur. Lexoni këtë intervistë të sinqertë, ndoshta për të kuptuar nga i anojnë dëshirat
Me kë jeton?
Me mamanë dhe vajzën.
Cila është gjëja më e bukur e të qenit single?
Të qenit e lirë.
Po gjëja më e keqe?
Duhet të thosha, mungesa e një miku të vërtetë, por për momentin nuk jam e ngopur akoma me lirinë.
Ke dalë në “blind date”, në takim të sajuar nga të tjerët, me dikë që nuk e ke njohur më parë?
Si natyrë jam guximtare, më pëlqen të provoj gjëra të reja. I vetmi ”blind date” imi, përfundoi në divorc. Hahahahahahhaha!
Kush e ka “problem” beqarinë tënde?
Sigurisht nëna është i vetmi që kërkon rehatinë e fëmijës.
Gënjen ende kur del në takim me dikë? Kë gënjen dhe si?
Nuk e kam pasur asnjëherë të nevojshme të gënjej, pasi kam pasur tolerancë nga familja, ndërsa tani jam aq e rritur për të dalë pa gënjeshtra.
Mbrëmjet e tua tipike të fundjavës si janë?
Herë-herë me miq, herë-herë me familjen në shtëpi, sigurisht duke lexuar ose duke parë ndonjë film. Edhe pse të dielën e urrej si ditë, e kam shumë të plogësht.
Në ç’orë kthehesh në shtëpi kur del natën?
Gjithmonë kam qenë korrekte në daljet e mia të vona, vetëm nëse, për arsye shfaqjesh, mund të kemi kapur dhe orën 12. Jam tip që nuk abuzoj me orët e vona të natës, pasi humbas vetëm kohë, apo ka shumë thashetheme ose intriga dhe unë nuk jam pjesë e tyre.
Kur e ke dëgjuar për herë të parë urimin “me një fat të mirë” ose “në dasmë”?
”’Me një fat të mirë” është urimi që më pëlqente shumë gjatë gjithë jetës sime, ky më bëhej kur isha në shkollë dhe pas saj. ”Në dasmë ” është vetëm përcaktuese, më duket shumë arkaike, sepse nuk qëndron vetëm te martesa suksesi i dikujt.
Çfarë mendon kur e dëgjon?
Sigurisht në çdo sebep dhe nga brezi i nënës sime e kam replay gjithë kohës, por tashmë jam mësuar dhe përgjigjja ime është: Ëhë… rrofshi! :)
Të pëlqejnë dasmat e të tjerëve?
Aaaa shumë, vetëm se nuk dua të kërcej Napolonin…
Po për tënden a mendon?
Ehhh, u bëfsha edhe njëherë nuse, se di vetë shumë mirë si të nusëroj J.
Shumica e miqve dhe mikeshave të tua janë të martuar apo single?
Pjesa më e madhe janë lumturisht të martuar, shumë pak janë single.
Sa shpesh fton njerëz në shtëpi?
Vite më parë, shokët e fakultetit ishin të përhershëm të ftuar në shtëpinë time. Në këto kohë shtëpinë e ndaj vetëm me njerëzit e mi të afërt.
Për çfarë shpenzon më shumë?
Shpenzoj, më është kthyer në mani shopping-u, të ble rroba më heq stresin e jetës të vitit 2012 krizë J.
Sa herë në javë gatuan?
Asnjëherë nuk më është dashur, pasi nëna e bën mrekullisht këtë punë.
Cili është specialiteti yt?
Përsheshin e gjelit të detit dhe sallatën ruse, vetëm në natën e Vitit të Ri, kaq…
Mund të gatuash edhe vetëm për vete?
Patjetër, kur më shkon mendja për diçka ndryshe, nuk përtoj, por vetëm për vete.
Cilin nga këto numra shërbimesh ke në celular: taksi, ambulancë, polici, elektricist, hidraulik, shërbim taksi…
Në fakt, asnjë nga këto numra.
Deri kur do vazhdosh të jesh single?
Mendoj se kjo është thjesht çështje kohe ose fati, si natyrë, gjërat në jetë ia lë spontanitetit, ndjenjat nuk i planifikoj dot, por po erdhi, mirë se të vijë!

Categories: