Dietat, njera me e forte se tjetra, jane gjithmone shume te veshtira per t’u mbajtur. Kufizimi i ushqimit, nje nevoje jetike, jo vetem qe eshte i veshtire psikologjikisht, por shpesh here te merr edhe pjese nga energjia vitale qe duhet per te kryer proceset e punes se perditshme.

Megjithate, disa studime te koheve te fundit kane nxjerre ne drite menyra te tjera te shumta dobesi, ne te cilat nuk ka nevoje qe te kufizojme ushqimet. Keto jane dhjete metodat qe do t’iu bejne te riktheheni te vishni pantallonat qe dikur iu benin, nese i ndiqni me rigorozitet.

1.Perdorni nje pjate me te vogel

Mund te duket qesharake, por racionet tona rregullohen pikerisht nga pjata. Ndodh shpesh qe te ngopemi pa e mbaruar vaktin tone, por hame per inerci, ne menyre qe te mos hedhim ate qe kemi gatuar. Perdorimi i pjateve me te vogla e zgjidh keto problem. Ato mund te mbushen serisht, ne te njejten kohe qe shmangin ngrenien e panevojshme te ushqimeve.

2.Perdorni nje pirun me te madh

Nje studim i nje universiteti italian gjeti nje lidhje te cuditshme midis madhesise se pirunit dhe sasise se ushqimit qe konsumojme. Kerkuesit arriten ne perfundimin se njerezit qe perdorin nje pirun me te vogel, jane te prirur te hane me shume, sepse psikologjikisht mendojne se po hane pak dhe keshtu per t’u ngopur, vazhdojne te konsumojne ushqim pertej nevojave te trupit.

3.Hani me seksin e kundert

Te hash me seksin e kundert, sjell rezultate fantastike ne kontrollimin e sasise se ushqimit te ngrene. Studimi amerikan vlen sidomos per femrat, te cilat priren te besojne se duke ngrene me porcione me te vogla, tregojne me teper klas dhe behen me terheqese. Rezultati? Hane me pak.

4.Lexoni vlerat ushqimore

Njerezit qe informohen rreth asaj qe po hane duke lexuar vlerat ushqimore qe nxirren ne etikete hane mesatarisht 5% me pak se te tjeret, thote studimi i nje qendre shendetesore ne Siatell, SHBA. Informimi rreth nevojave qe ka trupi sjell nje kontrollim me te mire mendor te oreksit.

5.Pini uje perpara nje vakti

Nje eksperiment 12 javor i 50 personave, te cilet perpara se te hanin pranuan vullnetarisht te pinin me tepri uje, tregoi se secili prej pjestareve te ketij testi humbi mesatarisht rreth 1,5 kilograme ne jave.

6.Shmangni TV ose PC gjate nates

Shikimi i shfaqjeve te vona televizive apo perdorimi i kompiuterit ne oret e vona te nates shkakton shendoshje, jo vetem nepermjet rritjes se konsumit ushqimor, por edhe nepermjet nje mekanizmi te pakuptuar ende mire te menyres se si funksionon trupi i perballur me efektet e drites.

7.Shmangni ushqimet gjate punes

Ushqimet qe konsumohen gjate orarit te punes jane ne pergjithesi teper te demshme, sepse kryesisht jane ushqime te shpejta ose te embla. Heqja nje-mujore e barit te punes ne nje ambient pune ne SHBA solli efekte te menjehershme pozitive mbi shendetin e punonjesve gjate testimeve.

8.Tregohuni me te kujdesshem me miqte

Te hash “per miqesi” eshte dicka e zakonshme. Keshtu, shume njerez hane pa qene te uritur, vetem sepse personi me te cilin ndodhen ne ate moment shprehet se deshiron te haje. Ne kete aspekt, caktimi i orareve fikse per te ngrenin do te ishte i dobishem.

9.Kujdes nga njerezit e dobet

Mund te duket kontradiktore, por shume prej njerezve te dobet hane edhe me shume nga te shendoshet. Ne fakt, shtimi i peshes ndodh jo vetem per teprine e te ngrenit, por edhe per zakonet e ushqimit, e shume te tjera si keto. Njerezit e dobet, ne pergjithesi hane vafte me te bollshme, ndersa te shendoshet hane shume here gjate dites.

10.Shmangi reklamat e produkteve dobesuese

Nje Universitet ne Ilionois, SHBA, arriti ne perfundimin e befasishem se njerezit qe shohin me shume reklama mbi produkte dobesuese apo qe inkurajojne aktivitetet fizike, jane ata qe i perdorin me pak.

Categories:

Leave a Reply