Seksi dhe paragjykimet: kush tradhton me shume, meshkujt, apo femrat? Per nje kohe te gjate eshte besuar se meshkujt jane me te prire per tradhti bashkeshortore dhe si rrjedhim, me shpesh “ua vene briret” grave te tyre. Ndoshta kjo ka mundur qe te vlente ne te kaluaren, por tani gjerat kane ndryshuar, sidomos pas te te ashtuquajturit revolucion seksual. Kjo ka ndikuar qe femrat te mos mbesin prapa meshkujve as ne kete drejtim. Ja disa mite dhe te verteta.
Meshkujt duan me shume seks se femrat
E pasakte – edhe femrat duan seks, por ne shprehjen e kesaj deshire, shpesh i pengojne shume obligime. Krahas punes, grate kane edhe shume obligime te tjera ne lidhje me familjen dhe punen, prandaj mund te jene teper te lodhura. Perpos kesaj, grate jane edhe nen ndikimin e hormoneve te tyre, te cilat shkaktojne emocione te ndryshme. Per shkak te gjithe kesaj, femrat nuk i lusin meshkujt per seks, sikur dine te bejne meshkujt kur i kape epshi. Kjo natyrisht nuk domethene se atyre nuk u ka mbetur deri te seksi, femrat vetem nuk bejne problem ne lidhje me kete.
Dashnori i mire nuk mund t’i kenaqe te gjitha partneret
E pasakte – ka shume te ngjare qe dikush qe di shume per seks dhe qe ka krijuar nje pervoje te pasur ne kete drejtim, eshte me i mire ne shtrat sesa nje i virgjer. Mashkulli i tille di si ta kenaqe gruan. Natyrisht edhe ketu ka perjashtime, meqe ka edhe pervoje te keqe.
Ciftet e lumtura vazhdimisht kane seks te mire
E gabuar – cifte qe jane ne lidhje te gjata shpesh kalojne ne rutine. Kjo eshte nje dukuri normale, prandaj edhe eshte mire qe, here pas here te futen risi ne lidhje. Si? Me se miri eshte qe ta perdorni imagjinaten tuaj. Me rendesi eshte qe te mos krijoni probleme, meqe rutina arrin te gjithe qe bejne jete te perbashket.
Me i miri eshte seksi spontan
Nuk eshte e vertete seksi spontan eshte vertete se sjell shume ngazellim, por edhe seksi i planifikuar sjell nje perjetim te paharruar. Si? Sekreti qendron te planifikimi. Kur planifikoni seks, mendoni vazhdimisht per ate gje qe ndikon shume ne krijimin e atmosferes seksuale. Seksi i planifikuar fillon qe te behet dicka qe mezi prisni te ndodhe. Sa me shume qe ta shtyni, kenaqesia do te jete me e madhe.
Dikur e vertete, por sot jo ne kohen e revolucionit te ri seksual, femrat nuk mbesin aspak prapa meshkujve per nga numri i partnereve me te cilet flene. Studimet e bera ne vendet perendimore tregojne se edhe femrat, po aq sa meshkujt, mashtrojne partnerin tyre.
Categories: