Edhe pse duket e veshtire per t’u besuar, seksi permiresohet ndjeshem tek femrat qe jane prane procesit te menopauzes. Ato kane me shume pervoje, e dine cfare duhet te kerkojne dhe jane te gatshme per ta kerkuar ate.
Me femijet larg shtepise ato jane me pak te stresuara dhe kane me shume kohe per t’u dhene pas marredhenies se tyre intime. Me kalimin e viteve fillon edhe luhatja e hormoneve, ne kete menyre femrat mund te provojne nje “vale” te madhe te “testosteroneve te lire”, te cilat rrisin deshiren e tyre per te marre kenaqesi. Por hormonet mund te “punojne” kunder jush. Shume femra jetojne nje renie te vertete te deshires seksuale gjate fazes te menopauzes. Gra te tjera mund te hasin probleme ne arritjen e orgazmes ose thjesht mund te ndihen me pak seksuale.
Simptomat
Shkreptimat e para te simptomave te menopauzes jane tharja vaginale, gjendja e pergjumesise, humori i rende, si dhe rrjedhja e tepert e sasise se gjakut mund t’i bejne te ndihen aspak joshese dhe me deshiren per te kryer raportin intim. Te tjere elemente qe mund te luajne nje rol ne kete deshire te ulet eshte fakti qe mund te ndihen te plakura, ju duket se kane humbur pamjen e tyre te jashtme, aftesine dhe shendetin e nje partnereje te denje, por nuk mund te mos permenden edhe ilacet qe duhet te marrin gjate kesaj periudhe. Keshilla me e mire qe japin mjeket dhe specialistet rreth marredhenieve seksuale dhe menopauzes, eshte “perdoreni ate ose humbeni”.
Femrat te cilat vazhdojne te kene seks te vazhdueshem gjate procesit te menopauzes kane me pak probleme seksuale sesa grate te cilat rrallojne numrin e kontaktit fizik ose qe nuk bejne seks fare. Sa me shume seks te beni aq me shume e “inkurajoni” gjakun te rrjedhe ne zonen vaginale, i cili ben te mundur mbajtjen me te shendetshme te indeve. Lubrifikimi vaginal eshte gjithashtu me i bollshem tek femrat te cilat bejne me shpesh seks. Muskujt e legenit te cilet perdoren me shume, behen me te forte dhe me funksionale. Por ajo cfare eshte me e rendesishme, kryerja e marredhenieve te rregullta seksuale e inkurajon nje femer te mendoje me shume per veten e saj si nje qenie seksuale pa i kushtuar shume vemendje moshes.
Problemet
Sipas teorise se disa kerkuesve, trupi mund te pergjigjet ne nivele me te larta te aktivitetit seksual duke prodhuar me shume hormone. Studiuesja australiane, Lorraine Dennerstein, eshte kujdesur gjithmone per ceshtje qe lidhen me “fundosjen” e femrave qe bejne seks cdo dite. Ajo ka zbuluar se nuk ka rendesi se ne cilin grup kurimi jane keto femra, ato nuk shfaqin asnjehere probleme vaginale.
Eksperte te tjere te seksit kane zbuluar rezultate te ngjashme. Ata nuk nenkuptojne se, cdo femer e cila po shkon drejt fazes se menopauzes duhet te beje cdo dite seks, pasi tregon ndikimin pozitiv tek menopauza mbajtja e rregullt e aktivitetit seksual. Eshte gjithashtu e rendesishme te kuptohet se si meshkujt edhe femrat kane tendencen te ndjejne me pak deshiren per seks pas disa vjetesh. Me kalimin e kohes ata kuptojne se kane shume veshtiresi ne arritjen e orgazmes. Shume cifte zbulojne se seksi mund te behet edhe me i bukur nese partneret bisedojne mes tyre per pengesat. Nese partneret ndihen te lumtur me veten e tyre dhe njeri-tjetrin, seksi i mire do t’i shoqeroje ne cdo moshe.
Categories: