Ekspertet thone qe me shume se 1000 persona, besohet te jene vrare ne termetin qe goditi Turqine lindore.

Profesor, Mustafa Erdik, drejtor i institutit sizmologjik ne Stamboll, tha ne nje konference per shtyp se “500 deri ne 1000 njerez vleresohet te jene te vrare ne kete termet.”

Kryeministri, Rexhep Tajip Erdogan, ka shkuar ne Van, qe ishte epiqendra e termetit me magnitude 7.3, sipas analizave gjeologjike amerikane.

Zevendeskryeministri, Besir Atalaj, tha se 10 ndertesa ne qender te Vanit ishin rrezuar, si dhe 25 deri ne 30 ndertesa ne qytetin Ercis.

Hena e Kuqe turke ka filluar shperndarjen e tendave, batanijeve dhe ushqimit ne kete rajon.

Ministri i shendetesise, Rexhep Akdag, tha se ambulanca ajrore dhe disa helikoptere do te dergohen ne zonen e termetit.

Rritet numri i viktimave

Eshte rritur ne mbi 200 numri i personave te vdekur si pasoje e termetit ne lindje te Turqise.

Ministri i brendshem turk, Idriz Naim Sahim, tha se eshte konfirmuar vdekja e 117 njerezve ne qytetin Eriks, ndersa 100 te tjere kane vdekur ne krahinen Van Siti.

Ai tha se te pakten 1 090 njerez jane lenduar nga termeti i shkalles 7.2 te Rihterit, i cili goditi vendin te dielen.

Komenetet e tij, ministri Sahim i beri gjate nates kur po vazhdonin aksionet e kerkim-shpetimit.

Termet i fuqishem ne Turqi

Nje termet i fuqishem ka goditur Turqine Lindore, afer qytetit te Vanit, me pak se 100 kilometra nga kufiri me Iranin.

Sherbimi amerikan gjeologjik tha se termeti me 7.3 shkalle te Rihterit kishte qendren diku 19 kilometra ne veri-lindje te Vanit.

Raportet preliminare nga Turqia thone se disa ndertesa ne qytetin e Vanit jane rrezuar. Banoret e kryeqytetit armenian te Jerevanit po ashtu kane ndjere dridhjet dhe shume banore kane ikur nga shtepite e tyre.

Zyrtaret ne Armeni thane se termeti atje ishte mes 5-6 shkalle te Rihterit, dhe eshte ndjere me shume ne zonat pergjate kufirit me Turqine.

Categories:

Leave a Reply