Pornografia ne internet eshte duke krijuar nje brez djemsh te rinj qe jane te pashprese ne jeten reale, ishte perfundimi ne te cilin arriti nje studim i publikuar se fundmi.
Ekspozimi ndaj filmave te shumte dhe imazheve erotike, i ka bere gjithmone e me shume te rinj te paafte per t’u ekzistuar ne takimet e tyre seksuale.
Si rrjedhoje, impotenca nuk eshte me vetem nje semundje qe i takon meshkujve ne moshe te mesme dhe me probleme shendetesore, por godet edhe ata ne vitet e para te jetes se tyre.
Sipas “Psychology Today”, nje reviste e specializuar amerikane, nje tjeter problem eshte se shume 20-vjecare e konsiderojne si normale paaftesine e tyre per te vepruar “me raste”.
Ne moshat rreth 30 vjec, shikimi i vazhdueshem i filmave pornografike shkakton ndryshime te atilla fiziologjike, qe e bejne ekstimin teresisht te pamundur per shkak te stimulimit te vazhdueshem dhe te tepruar te dopamines, hormonit qe lidhet me perceptimin e kenaqesise trupore ne nje aktivitet seksual.
Goditja e vazhdueshme e trurit me kete hormone, sjell paradoksalisht humbjen e aftesise se tij per t’u aktivizuar ndaj sinjaleve te dopamines, cka i detyron te varurit nga pornografia ne internet qe te kerkojne pervoja gjithmone e me shume ekstreme per te patur mundesi qe t’ia “dalin mbane”.
Categories: