Pavaresisht faktit qe trupat e tyre mund te jene ne renie, grate jane me te prirura qe te kene fantazi seksuale dhe lidhje nderkohe qe ato i afrohen te 40-ave.

Kjo eshte ajo qe tregohet ne nje studim. Ekspertet thane qe nderkohe qe grate i afrohen asaj moshe, ato mund te ndjejne qe 'dritarja e tyre e mundesive' per te pasur femije eshte duke u mbyllur dhe fertiliteti i tyre eshte ne renie.

"Reagimi i tyre instiktiv eshte rritja e deshires per seks," - thane ekspertet.

"Nje shpjegim ky qe mund te shpjegoje edhe deshiren per te patur aventura me meshkuj me te rinj."

Anketa me rreth 900 gra, i ndau ato gra ne 3 grupe: ato qe jane me fertile (19 deri 26 vjec), ato te cilave fertiliteti vinte duke rene (27 deri 45 vjec), dhe ato te cilat po i afroheshin ose e kishin arritur menopauzen.

Ato femra ne grupin e mesit ishin dukshem me te drejtuara nga seksi, duke kryer marredhenie seksuale apo duke patur fantazi seksuale me shpesh se femrat me te reja apo me te vjetra se to. Profesori David Buss tha:

"Rezultatet tregojne qe femrat fertiliteti i te cilave eshte ne renie kane motivim me te madh seksual dhe rritje te sjelljeve seksuale se sa femrat qe kane fertilitet te larte."

Dr Pam Spurr, ekspert ne sjelljen seksuale tha per Daily Mail:

"Zakonisht shoh qe grate ne te 30-at e tyre duket sikur kenaqen shume."

Kerkimi i akademikeve ne universitetin e Texas u publikua ne Personality and Individual Differences.

Categories:

Leave a Reply