Lekura eshte nje prej organeve me te ndjeshme te organizmit te njeriut. Ajo eshte pasqyre e shprehjes sone te brendshme.
Nder faktoret qe ndikojne ne tipin e lekures sone ne radhe te pare jane faktoret gjenetik, qe d.m.th trashegimia, pastaj veprimi edhe i faktoreve te tjere te cilet na percjellin pergjate jetes sone si: ushqyeshmeria, shprehite (pirja e duhanit, alkoolit), etj.
Mirembajtja e lekures fillon qe nga mosha 20 vjecare. Ekziston asortiment i posacem i kremrave, pastruesve, serumeve dhe maskave per moshat e caktuara, per ato me te reja e deri te moshat mbi 55 vjecare.
Po ashtu rol te rendesishem ne mirembajtjen e lekures luajne edhe trajtimet e caktuara te fytyres. Keto trajtime i pershtaten moshes dhe problemeve te caktuara te lekures. Tek fytyrat e reja mund te aplikohen trajtime me avull per largimin e akneve te zeza apo te fytyrat me akne.
Krahas terapise mjekesore, rol te rendesishem luajne edhe pastrimet profesionale qe dukshem permiresojne gjendjen. Nje prej trajtimeve te pershtatshme ne moshat mbi 30 vjec eshte mikrodermabrazioni i cili siguron nje gerryerje siperfaqesore te lekures dhe largimin e qelizave te vdekura.
Trajtim mjaft perfitues per lekuren eshte edhe pilingu kimik, i cili aplikohet per freskimin e fytyres dhe te shenjat nga aknet. Ky trajtim preferohet gjate sezonit dimeror dhe behet permes aplikimit te acideve te ndryshme ne lekure. Ky trajtim, po ashtu siguron nje revitalizim te lekures, stimulim te prodhimit te kolagjenit dhe rigjenerim te lekures.
Kur arrihet nje moshe e caktuar pavaresisht perdorimit te kremrave te shtrenjta krijohen rrudhat per te cilat ekzistojne trajtime te cilat jane kunder tyre. Nje prej tyre eshte aplikimi ibotox-it, vjen deri te relaksimi i muskulit dhe pamundesia e rrudhjes. Me kete metode kursehet lekura nga rrudhja dhe eshte nje lloj parandalimi i rrudhave ku asnjehere thellesia e rrudhes nuk kthehet si ka qene.
Metode tjeter qe e ploteson botox-in jane fillerat ose mbushesit, qe vet fjala tregon mbushjen e rrudhave apo defekteve aty ku ekzistojne.
Kjo behet me acidin hialuronik, qe eshte substance te cilen na prodhon neve vet organizmi deri ne moshen 30 vjecare e pastaj bie prodhimi i tij dhe na paraqiten rrudhat e imeta. Por fillerat mund te perdoren edhe per mbushjen e buzeve kur i kemi ato shume te holla dhe buzekuqi nuk na qendron ashtu si deshirojme ne.
Te gjitha keto trajtime kane per qellim te sigurojme nje pamje me te re, me te fresket se sa mosha qe e kemi, e qe eshte qellim i cdo femre e cila ka deshire ta mirembaje lekuren e saj dhe te duket shume me e re sesa mosha adekuate.
Categories: