Nese ka nje baze mbi te cilen nje cift duhet te krijohet, ajo eshte besnikeria dhe besimi reciprok. Ky fakt konfirmohet edhe nga 53 per qind e te intervistuarve, por ka edhe nje ane tjeter te medaljes: sa jetegjatesi ka nje marredhenie. Kur dikush dashuron, eshte normale qe mes tyre te krijohet nje marredhenie e privilegjuar, por ne momente te caktuara kercet dhimbshem.

Askush nuk mund ta mohoje faktin se edhe kur jeni me mashkullin tuaj ideal per krah, keni nje deshire te fshehur per dike tjeter. Kjo, qofte edhe per nje aventure te shpejte, qe doni ta mbani sekret. Tani duhet e arrini ne perfundimin se nuk ekziston kurre i dashuri ideal apo mashkulli perfekt, pasi tek secili do te gjeni nje “cen” sado i vogel te jete, qe ju ftoh. Por nuk ndodh e njejta gje me ate qe keni nje lidhje fikse. Mund te ndodhe qe per nje mije e nje arsye ju mund te rrini me te, por arsyeja kryesore eshte sepse ndiheni e sigurt dhe njekohesisht, por kaq e bindur se asnje nuk mund te shkoje me te, pervec teje. Gaboheni! Pabesia eshte e dyanshme. Kur nje cift flet per bashkejetese, lumturine, nuk duhet te harroni edhe raundin tjeter: tradhtine.

Nuk duhet te harrojme, te tradhtohesh nga partneri apo partnerja eshte nje traume, nje dhimbje e forte dhe nje deshperim i cili te nxit drejt hakmarrjes. Kete te fundit harrojeni. Ne fillim degjo motivet dhe me pas reflekto mbi situaten...!
Tradhtia eshte vetem seks?
Do te donim qe ta besojme kete, por nuk eshte e vertete, pasi ndjenjat e forta te tradhtise mund te godasin partnerin dhe lidhjen tuaj. Shpesh ndjenjat jane me te fuqishme se tradhtia fizike. Ne fakt, ndjenjat na bllokojne, veshtire i largojme nga mendimet, na percjellin kudo dhe gjithmone, madje edhe kur jemi ne shtrat me partneren.

Momentet e perjetuara me tjetrin, partneri juaj do ta kuptoje si tradhti emocionale. Dhe ju, ndoshta, me nuk do te mund te ktheheni ne lidhjen tuaj. Ju mendoni se nese ju tradhton, nuk ju do! Sa e vertete eshte kjo? Zakonisht pohohet kjo teori, por shumica qe e mbeshtesin pranojne se ata qe tradhtojne, nuk duan vertet. Megjithate, ketu eshte fjala per dicka tjeter. Nese partneri/ja ju tradhton, atehere ai/ajo nuk ju respekton, pra nuk respektohet marreveshja juaj. Por, kjo ne asnje rast nuk do te thote qe nuk ju do 100 per qind. Ne fakt, shume njerez mund te dallojne realisht ndryshimet mes dashurise dhe seksit: E vetmja gje qe duhet te shikoni, eshte ne ky perkufizim i dashurise ju mjafton...!

Categories:

Leave a Reply