Reperi amerikan, Eminem, është një punëtor i madh dhe nuk duhet të befasohemi nëse ai tashmë e ka përfunduar albumin e tij të tetë, gjithnjë sipas reperit Royce Da 5’9”.


“Eminem është tipi i njeriut që kurrë nuk pushon së punuari, kështu që kur jeni në studio dhe ai vjen aty pari, duhet ta dini se dera mbyllet dhe nuk do të dilni dy-tre ditë”.
“Askush nuk lejohet të hyjë më pas në studio, askush nuk e di se cfarë po bën ai aty. Gjithë ajo që di është se ai po punon vazhdimisht, kështu që nëse do të më thoshte se e ka gati albmin e tetë, unë do t’i besoja sepse ai është punëtor i madh. Ai punon vazhdimisht, nuk ndalet”, ka thënë Royce.

Categories:

Leave a Reply