Cilet jane elementet qe ndikojne ne terheqjen seksuale mes njerezve? A mjafton vetekontrolli per te shmangur nje kontakt shpirteror apo fizik?

Jane pikerisht hormonet ato qe jane pergjegjese per ndjenjat epshore qe na zgjohen kur kemi prane personat qe deshirojme me teper. Por edhe pse na zgjohen ndjenjat epshore, ne nuk turremi mbi to. Pse? Sepse eshte truri yne qe na dallon prej kafsheve, ne mos te gjitheve, shumicen prej nesh. Rregullat e shoqerise, mjedisi ne te cilin jemi rritur, frika qe kemi prej semundjeve seksualisht te transmetueshme, si dhe shume sfida te tjera jetesore na kane aftesuar qe ta mposhtim, atehere kur duhet, kerkesen natyrale per marredhenie seksuale. Madje, edhe kur ajo eshte shume urgjente. Ja cilet jane faktoret qe ndikojne te terheqja seksuale.

1. Aroma

Eshte faktori kryesor qe na ndihmon per te zgjedhur partnerin. Dihet qe cdokend e karakterizon aroma e trupit te tij. Nje arome e kendshme do te ishte shume me efikase sesa nje pamje e bukur. Nje tjeter detaj eshte edhe parfumi. Per shembull, mjafton qe te parfumohesh me disa pika rreth qafes nga era e vecante dhe kesaj nuk mund t’i rezistoje asnje mashkull.

2. Veshja

Gruaja e veshur me te kuqe, te mbush me pasion. Me kete ngjyre, femrat shpesh fitojne ftesa per takime, pasi meshkujt ndikohen shume nga simbolizmi romantik i ngjyrave, instinktit primar dhe seksit ne pergjithesi. Nese do te benit tuajen nje veshje ku e kuqja te jete protagoniste, atehere suksesi eshte i garantuar.

3. Hormonet

Perderisa nje femer terhiqet nga nje mashkull tip muskulor, neser ajo mund te gjendet ne krahet e nje djali te sjellshem, te tipit romantik. Kjo ndodh per shkak te hormoneve qe shpesh i percaktojne deshirat. Ashtu sic u permend edhe me siper, jane pikerisht hormonet qe zgjojne ndjesite seksuale.

4. Stresi

Ndjenja e stresit eshte ne nje nivel te njejte ndikimi ne trupin e njeriut, ashtu sic eshte terheqja seksuale, por ne drejtime te kunderta. Kur nje mashkull eshte i stresuar, ai mundohet ta balancoje gjendjen e tij psikofizike duke tentuar t’i afrohet nje femre dhe probabiliteti i mundesise per te te ftuar nje mashkull per nje darke romantike, eshte kur ai gjendet ne situata te veshtira, e jo ne ato normale.

Epshi

Epshi eshte deshire kimike, hormonale dhe emocionale per te bere seks. Ne zemer te te gjithe ketij procesi kompleks eshte hormoni testosteron. Testosteroni eshte hormoni kryesor mashkullor. Ai nxit deshiren per seks (libidos) tek burri dhe e shetit ate drejt orgazmes. Si behet nje djale ose nje burre epshor? Fillimisht, duhet nje fantazi seksuale qe te zgjoje deshiren per seks dhe te nxite hormonet te shperthejne. Djali deshiron te arrije nje orgazem dhe kerkon te gjeje nje partnere, qe te bashkepunoje me te per te arritur orgazmen. Kjo do te thote se ai, ne fund te fundit, kujdeset vetem per veten. Epshi eshte egoist.

Dashuria

Dashuria, ashtu si edhe epshi, drejtohet nga hormonet. Perzierja e serotonines, testosteronit, dopamines, endorfinave dhe e lendeve te tjerave kimike qe qarkullojne ne trup e ne tru ne nje kohe te dhene, percaktojne pergjigjet fizike dhe emocionale te personit. Disa hormone nxisin, te tjerat frenojne. Ato prekin ndijimet, mendimet dhe sjelljet tona. Hormonet, secila me kontributin e saj, vijne ne shtrat bashke me ne

Categories:

Leave a Reply