Sado qe u perpoqem ne gjithe keto dite te merrnim me shume informacione rreth fejeses se papritur te saj, nuk ia arritem. Po ja ku erdhi, me shpejt se c’e prisnim, lajmi tjeter i befte. Dje, gazetarja e mirenjohur e emisionit “Shqip” ne “Top Channel”, Rudina Xhunga, kreu ritin zyrtar te marteses me diplomatin, ish-punonjesin e Ministrise se Puneve te Jashtme e me pas analist per ceshtjet nderkombetare, Dritan Hilen.

Ishte menduar te ishte nje ceremoni e thjeshte celebrimi, nga ato qe organizohen paraditeve ne Bashki, ku deshmitaret dhe cifti vete hedhin firmat, i bejne premtime njeri-tjetrit dhe shijojne ne heshtje diten e tyre te lumturise. Por ja qe protagonisteve edhe kete here u doli situata nga duart. Deshira per ta mbajtur e per ta shijuar vetem mes te afermve e miqsh kete lajm, ra serish.

Ne nje forme apo ne nje tjeter, ishin serish lulet “tradhtaret”. Organizimi paraprak qe po behej prej “Geraldina Sposa” ne Njesine Bashkiake Nr. 5 ku do te zhvillohej pak me pas ceremonia “diskrete”, nuk i la te pavemendshem syte kureshtare. E si mund te ndodhte ndryshe me gjithe ata trendafila te bardhe, vere, shampanje e embelsira qe po hynin ne Njesine Bashkiake Nr. 5. Vetem cifti nuk dinte asgje. Ishte e gjitha nje dasme e cuditshme surprize, qe “Geraldina Sposa” kishte menduar t’i dhuronte Rudina Xhunges ne diten e saj me te bukur.

Kamerat dhe muzika e televizionit ku punon, ishin kujdesur qe t’i jepnin permasa edhe me te medha kesaj cudie e emocionesh prej te cilave gazetarja, sic na u tha, nuk u clirua deri ne fund te ceremonise. Ne tentuam te lidheshim vete me te, per te mesuar edhe me shume rreth lajmit te saj te madh, por pa sukses. Morem vetem habine tjeter te saj per shperndarjen e lajmit.

Ashtu sikunder ndodhi gati nje muaj me pare, kur mesuam per fejesen e saj. Vendimi per martese nuk kishte qene i befte, ishte marre ne nje kohe me ate te parin, por qe “veshet e gjate” te mos mesonin gje, ceremonite ishin ndare me diference te shkurter kohe njera nga tjetra. Ne fund te fundit, i rendesishem eshte lajmi i bukur qe Rudina Xhunga dhe Dritan Hila u martuan

Categories:

Leave a Reply