Roland Mallett, fizikan në Universitetin e Connecticut Amerikë, deklaron se njehë mënyrën, metodën, formulën dhe teknikën se si të ndërtojë Makinerinë e Udhëtimit në Kohë. Kjo makineri sipas tij, do të mund të transferoj njeriun, apo çdo gjë tjetër nga e ardhmja në të shkuarën, si dhe anasjelltas.
Në kundërshtim me pretendimet e shumë shkencëtareve të më parshëm, të cilët tentuan ta realizonin idenë e krijimit të Makinerisë së Udhëtimit në Kohë, fizikani 57-vjeçar, ka skicuar një makineri e cila sipas tij, do të mund të transferonte çdo gjë, duke filluar nga njeriu e deri gjithçka, ta/ti udhëtoj ata në kohë të ndryshme.
“Nuk është aspak shaka! Thjesht besoj të funksionoj në stadin fillestar kjo makineri dhe unë të fillojë testet laboratorike
menjëherë”, deklaron Mallett, i cili do të analizoj idetë e tij për… udhëtimin në kohë në mbledhjen e radhës të shkencëtarëve që do të organizohet në muzeun e shkencave në Boston.
“Do të isha pak naiv, nëse nuk do të pranoja se janë të shumtë kolegët e mi të cilët kanë tentuar shumë herë dha kanë punuar për të realizuar këtë ide. Nuk bëhet fjalë për teorinë e Ron Mallett, që i referohet materies dhe as trembem nga ligjet e aprovuara dhe jo të fizikës. Është teoria e gravitetit e të madhit Ajshtajn”, shton ai.
Por, Alan Guth fizikan në MIT, i cili ka studiuar teorinë Makinerisë së Udhëtimit në Kohë, thotë se nuk është i sigurt nëse qofte dhe teorikisht është e mundur që të udhëtoj dikush në kohë. Aq më tepër, udhëtimi në kohë: “Sigurisht që nuk do jetë e mundur brenda vite të ardhshëm”.
Një fizikan tjetër, i quajtur Stanley Deser, pedagog në universitetin Brandeis, që para pak kohësh publikoj një hulumtim me titull “Time taravel?”, thotë se problemi nuk është fizika por mundësia e realizimit të udhëtimit në kohë: “Është sikur të tentojmë të mbledhim gjithë materien e universit në një zonë shumë të vogël” dhe i uron Mallett-it “fat”
Mbas 27 vjetësh në universitetin e Connecticut-it, Mallett ka fituar besimin e eprorit të tij, William Stwalley, i cili është Kryetar i Departamentit të Fizikës në Universitet.
“Idetë e tij sigurisht që kanë vlerë. Mendoj se disa prej tyre, janë shumë me interes dhe përbëjnë përgjithësisht aplikime të gravitetit”. Plani i Mallett, nuk kërkon ndonjë lloj slite, mjeti transportues në librin e tij H.G.Wells “The Time Machine”, arrin në 88 milje në orë, në një mjet fluturues. DeLorean ashtu siç edhe në filmin “Back to the Future”. Makineria e tij, e Udhëtimin në Kohë, përdor vetëm një ‘unazë’ të rrumbullakët.
Sipas teorisë së gravitetit të Ajshtajnit, çdo gjë që ka mase ose energji, e zhbën hapësirën dhe kohën përreth saj, siç edhe një top bowling-u, që bie sipër një trampoline. Rrezet e laserit, nëse përdoren dhje lëvizin me mënyrën e përshtatshme, fillimisht të ngadalësuara dhe më pas të përshpejtuara, mund të godasin objektiva dhe të shkaktojnë të njëjtën zhbërje duke dhënë teorikisht mundësin e transportit të diçkaje ndërmjet kohës, pohon Mallett. Si Mallett po ashtu dhe shumë bashkëpunëtor të tij në universitetin e Connecticut, po planifikojnë të krijojnë një aparaturë që të vërtetojnë nëse mund të transferojnë një përmasë të atomit, ndoshta një neutron, brenda në kohë.
Energjia e krijuar nga një rreze laseri në formë rrotullimi do të zhbëj vendin në brendësi të një “unaze të shndritshme”, në mënyrë të atillë që graviteti të detyrij neutronin të rrotullohet në mënyrë anësore.
Nëse do të shtohej më shumë energjia, Mallatt prosupozon se është e mundur të shfaqet një neutron i dytë. Kjo molekulë e dytë, do jetë e para e ardhur nga e Ardhmja.
Mallett e kupton se transferimi i një njeriu brenda në kohë ndoshta kërkon shumë më tepër energji, por ai e quan këtë vështirësi si “Problem i Aplikimit të Makinerisë”
Nëse është e mundur të përdoret drita, për të dërguar një neutron në kohën e shkuar apo në të ardhmen, një procedurë kjo e cila nuk kërkon dhe shumë energji në trashim me atë të udhëtimit të një njeriu. Mallett mendon se do jetë e pa mundur që mekanikët të transferojnë një njeri në kohë.
Gjatë gjithë kohës më të madhe të karrierës së tij, Mallett e mbante të fshehtë se dëshira e tij, për të realizuar udhëtimin në kohë, ishte arsyeja më e fortë që e shtyu atë të bëhej fizikanë. Vetëm para pak vitesh, filloi të ushqente idenë e udhëtimit në kohë, si dhe për krijimin e një mekanizmi për të mundësuar këtë udhëtim.
Gjithashtu ai ka menduar edhe nëse përballet me ndonjë problem gjatë këtij procesi si p.sh; Nëse disa udhëtar do dëshirojnë që të vrasin prindërit e tyre që të mos lindin; por Mallett shpjegon se një gjë e tillë është e pamundur të ndodh, sepse udhëtarët do të jetojnë në një “Univers Paralel”.
Çfarë do të bëhet me moralin e kësaj historie e cila do të ndryshojë: “Dot të ketë ligje të cilat do të kontrollojnë udhëtimet në kohë”, ai vazhdon më tej duke nënvizuar: “Çdo lloj teknologji e përparuar, sado Inteligjente të jetë ajo, përsëri do të ketë dhe anët negative. Por mendoj se nuk ka mënyra apo metoda t’i parandalojmë ato. P.sh. tashmë; kemi prekur dhe studiuar shumë gjëra, ndoshta thuajse gjithçka. Që nga koha kur jetonin nëpër shpella.
Besoj se është e domosdoshme që të këmbëngulim sa më shumë që të arrijmë në suksesin e dëshiruar, pe jo dhe një realitet më të mirë. Mendoj se vetëm me kurajë dhe dëshira të pa thyeshme mund të ecim përpara”.
Categories: