Nje molle ne dite e largon nevojen per mjekun, thote nje proverb, mirepo, studimi me i ri ka treguar se nje molle ne dite na shtyn qe me shume kohe te kalojme te stomatologu!

Sipas ketij studimi shkencor, molla eshte tre here me e demshme per dhembet se sa pijet e gazuara, transmeton portali britanik Aol.

Sipas tyre, ne dhembet tane ndikojne keq edhe vera dhe birra. Grupi i shkencetareve ka ndjekur 1 000 persona, te moshes nga 18 deri ne 30 vjec dhe i ka kushtuar vemendje te ushqyerit te tyre si dhe kujdesit per dhembet.

Dhe, kane ardhur ne perfundim se njerezit qe hane molle i kane dhembet per 3.7 here me te demtuar se njerezit qe pine pije te gazuara.

Njerezit te cilet pine lengje frutash jane kater here me te kercenuar nga demtimi i dhembeve, kurse ata te cilet pine birre per tre here me te kercenuar.

“Nuk eshte me rendesi vetem cka hame, eshte me rendesi edhe cka pime”, tha profesori David Bartlett, nje prej anetareve te ekipit studiues.

“Mjeket shpeshhere rekomandojne mollen, por nese i hane shume shpesh, atehere sasia e larte e thartines se saj i demton dhembet.

Nje pije, te cilen shpeshhere e cilesojme si te keqe, per shembull Coca-Cola, nuk i ben dem dhembeve”, sqaroi ai.

Categories:

Leave a Reply