Duket se jane zbuluar evidenca te jetes ne Titan, ne henen me te madhe te Saturnit. Zbuluesit e NASA mendojne se kane zbuluar prova qe te cojne ne mendimin qe aliene primitive mund te jene duke jetuar ne planet.
Te dhena vijne nga sonda Cassini dhee NASA ka analizuar kimine komplekse ne siperfaqen e Titan-it, per te cilin ekspertet thone qe eshte hena e vetme rreth ketij planeti, qe ka atmosfere te dendur. Ata kane zbuluar qe qenie jetesore kane marre fryme ne atmosferen e planetit dhe jane ushqyer me burimet e tij.
Astronomet thone qe hena eshte pergjithesisht shume e ftohte per te permbajtur edhe vetem uje te lengshem ne siperfaqen e saj. Kerkimi eshte detajuar ne dy studime te ndryshme.
Pjesa e pare, e botuar ne Icarus, tregon qe hidrogjeni ndodhet ne atmosferen e planetit dhe zhduket ne siperfaqe. Kjo ben te mendosh qe forma aliene marrin fryme atje.
Pjesa e dyte e botuar ne Journal if Geophysical Research, konkludoi qe kishte nje mangesi te ketij kimikati ne siperfaqe. Prandaj shkencetaret arriten ne mendimin qe ka shume mundesi qe te ishte konsumuar nga qenie te gjalla. Kerkuesit kishin menduar qe drita e diellit, duke bashkevepruar me kimikatet ne atmosfere, te prodhonte gas acetilene. Por sonda nuk dalloi shenja te ketij gazi.
Chric McKay, nje astrologjist tek NASA Ames Research Centre, ne Moffett Field, Kaliforni, i cili drejtoi kerkimin, tha: "Ne thame konsumimi i hidrogjenit sepse eshte gazi me i mundshem qe mund te konsumohet nga jeta ne Titan, njesoj si ne konsumojme oksigjenin ne Toke. Nese keto shenja do te rezultone vertet qe jane shenja jete, do te ishim dyfish te entuziazmuar, pasi kjo do te perfaqesonte edhe nje forme tjeter jetese pervec asaj te Tokes te bazuar ne uje, ne mendojme qe kimia aty eshte e pershtatshme per tu formuar jete. Duhet vetem nxehtesi dhe ngrohtresi per te nisur procesin. Ne 4 bilion vjet, kur Dielli te kthehet ne nje gjigand te kuq, Titani mund te jete nje parajse."
Megjithate, ata paralajmeruan qe mund te kishte edhe shpjegime te tjera per vezhgimet.
Categories: