Tre miliarde vjet me pare Marsi nuk do te quhej “planeti i kuq” por do te ngjante me nje binjak te Tokes pasi 1/3-at e siperfaqes te tij e mbulonte oqeani.
Ky zbulim eshte bere nga shkencetari italian Gaetano Di Achille, i cili bashke me koleget e Universitetit te Kalifornise kane ilustruar siperfaqen e planetit ne nje pamje te punuar ne kompjuter dhe te publikuar ne revisten Nature Geoscience.
Gjate 20 viteve te fundit, hipoteza e ekzistences se oqeanit marsian eshte konfirmuar dhe hedhur poshte disa here, por ky studim i afrohet shume se vertetes pasi jane perdorur te dhena te ndryshme te marra nga NASA.
52 shtreterit e lumenjve te identifikuar ne siperfaqe gjenden ne te njejten lartesi dhe dizenjojne kufijte e oqeanit. Keshtu, mendohet se oqeani ka zene 36 % te siperfaqes se planetit me 124 milione meter kub uje, ose krahasuar me Token sa 1/10 e oqeaneve ne planetin tone.Shkencetaret amerikane thone se besojne se me shume se nje e treta e planetit Mars ka qene dikur e mbuluar nga nje oqean i madh.
Shkencetaret ne Universitetin e Kolorados studiuan imazhet e planetit te kuq te fotografuara nga nje mjet amerikano-evrpoian i hapesires.
Permes nje publikimi ne revisten Gjeoshkenca e Natyres, ata thone se pamjet e atyre qe duken si delta te lumenjeve dhe disa lendina, sugjerojne se nje pjese e mire e hemisferes veriore te planetit Mars dikur ka qene e mbuluar nga uji.
Por studimi nuk i jep pergjigje pyetjes se nga ka vajtur gjithe ai uje. Disa shkencetar besojne se ende mund te kete uje ose akull nen siperfaqen marsiane, cfare nenkupton se dikur mund te kete patur jete ne Mars.
Categories: