“Leke te bardha per dite te zeza”.Keshtu e ka konsideruar çekun prej 100 milionesh fituesja e “BB4”, Ermela Mezuraj ne nje interviste.

Gerta Mezuraj, motra e Ermeles gjendet ne burg me akuzen “vjedhje me pasoja te renda”, pasi se bashku me te dashurin e saj, Rodrig Malaj, kane pervetesuar shumen prej 67 mije eurosh, para te cilat ishin xhiroja disaditore e nje agjencie udhetimesh, ku Gerta ishte e punesuar.
Keshtu qe 21- vjeçarja eshte denuar me 3 vjet e kater muaj burg dhe 27 mije euro demshperblim, ndersa i dashuri i saj me 5 vjet burg.


“Po 42 mije euro u gjeten ne shtepine e Rodrig Malajt, te dashurit te motres, 27 mije euro i ka marre nje person i trete, per te cilin nuk eshte hetuar fare… Ndersa 27 mije eurot qe nuk jane gjetur, i jane faturuar Gertes dhe Rodit, qe do te thote 13 mije e 500 euro secili, qe jane me pak se 20 milione leke. Lind pyetja: Ku eshte pasoja e rende ketu?! Kjo akuze duhet te binte poshte me koke, por as 6 avokate, te cilet i kam punesuar njeri pas tjetrit, nuk e pane te arsyeshme t’i dilnin kunder pales akuzuese, qe fatkeqesisht eshte gjykates prane Gjykates se Tiranes”, pohon Ermela.


Sipas saj, vepra qe motra ka kryer ka qene nje lajthitje e momentit e saj, duke nxjerre nje informacion te punes, per te cilin eshte penduar.
Pikerisht pas kesaj ngjarje, Ermela pohon se ka vendosur te jete banore e “BB4”.
“…Arsyeja e vetme qe mund te ndihmoja motren per te paguar nje avokat ishte te merrja pjese ne kete “reality show” dhe te qendroja aty sa me shume te mundesha. Fati e deshi te fitoja se realisht fondet per banoret e tjere ishin nderprere,” shprehet Ermela.
Ajo tregon se ka shkuar ta takoje motren ne burg pa hezitim dhe mezi pret qe ajo te dale.
Gjithashtu, Ermela pohon se kjo situate ka qene nje vuajtje per te.


“Te kesh nje njeri te semure ne shtepi eshte fatkeqesi dhe çrregullim familjar. Te kesh nje person te familjes ne burg eshte po e njejta gje. T’i kesh te dyja nuk gjej dot fjale per ta pershkruar,”pohon ajo.
Megjithate ajo nenvizon se njeriu behet i forte ne raste te tilla per t’u dhene force e kuraje atyre qe kane nevoje.

Categories:

Leave a Reply