Nje gjykate franceze ka bllokuar publikimin e metejshem te fotove te dukeshes se Kembrixhit, Kate Middleton, teksa ishte me pushime.
Botuesi i tyre duhet t’ia ktheje orgjinalet çiftit brenda 24 oresh dhe per me teper do te perballet me nje gjobe prej 10 mije eurosh per çdo shkelje nese i publikon serish ose i shperndan ato.
Fotografite u bene teksa dukesha po bente banjo dielli ne nje ambjent privat me bashkeshortin e saj ne keshtjellen franceze, prone e nipit te mbretereshes, Lord Linley, me heret gjate muajit.
Çifti thote se publikimi i fotove nga revista eshte nje shkelje e privatesise se tyre. Vendimi i gjykates vjen pasi prokuroret deklaruan se po shqyrtonin nese ne kete çeshtje kishte vend per akuza penale.
Vendimi per nje hetim penal vjen pas nje ankese formale te familjes mbreterore tek prokuroret, me synimin e proçedimit penal si ndaj revistes ashtu dhe ndaj fotografit qe beri fotot.
Diten e hene, Aurelien Hamelle, avokatja e princit William dhe Kate, deklaroi se pamjet e kapura me objektivin e aparatit ishin intime dhe personale dhe nuk duhet te publikoheshin ne faqen e pare te revistes.
Categories: