Revista daneze "Se Og Hor" ka publikuar imazhe të reja të dukeshës së Cambridge.
Sikur të mos mjaftonin ato "topless", tani vijnë edhe foto të reja, ku duksesha e Cambridge shfaqet plotësisht nudo dhe pa asgjë veshur. Kështu, skandali merr ngjyra krejt të tjera, pasi revista daneze "Se Og Hor" ka nxjerrë imazhet e lëna deri tani "në kasafortë" të Kate Middleton, e cila ndërron të mbathurat në terracë dhe është fotografuar plotësisht nudo. Bëhet fjalë për plot 16 faqe me 14 imazhe të bashkëshortes së princit William, për të cilin një gazetë franceze ka paralajmëruar se do të nxjerrë foto të tij lakuriq.
Ndërkaq, drejtori i revistës daneze "Se Og Hor", Kim Henningsen, nuk mjaftohet vetëm duke sfiduar Mbretërinë britanike, me publikimin e fotove të ndaluara. "Si princeshë që është - thotë Henningsen -, Kate duhet të dijë sesi të sillet e të mbajë qëndrime, prandaj duhet të ishte ruajtur vetë... Fotografët thjesht përfituan nga rasti, se është e pamundur të gjendet në një foto të tillë". Revista është shpërndarë nëpër 6 mijë kopje në të gjithë Danimarkën, ndërkohë që në Britani, askush nuk guxon të bëjë publike imazhet "e ndaluara".
Categories: